Fushata iPhone 4

KUSHTET DHE ORGANIZIMI I LLOTARISË  PROMOCIONALE:

Banka Kombëtare Tregtare vjen me një mundësi unike nëpërmjet kartave të saj plastike.
14 i-Phone 4 16GB do jenë në duart e 14 kartëmbajtësve me fat që do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.  
Kjo llotari promocionale  synon nxitjen e përdorimit të Kartave të Kreditit dhe Debitit të BKT.
Loja do të organizohet në formën e një llotarie, ku çdo transaksion i kryer me anë të kartës së Kreditit ose Debiti të BKT-së do të jetë një “biletë” pjesëmarrjeje në llotari. Cdo transaksion i vlefshëm gjeneron një biletë llotarie për çdo shumë të plotë prej 2000 ALL. Pra një kartëmbajtës për çdo blerje që kryen me kartë mund të ketë aq shanse sa shumëfisha të plotë të shumës 2000 ALL ka në çdo transaksion.
Sa më shumë e përdorni kartën tuaj, aq më shumë mundësi keni për të qënë JU zotëruesi i ardhshëm i një i-Phone 4!
Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në lojë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  1. Shuma e transaksionit duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 2000 ALL.
  2. Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës.
  3. Të vlefshme konsiderohen vetëm blerjet në POS dhe në Internet (jo tërheqjet Cash në ATM).
  4. Të vlefshme konsiderohen transaksionet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  5. Të vlefshme konsiderohen si transaksionet normale, ashtu edhe transaksionet me këste.
  6. Për transaksionet me këste do të gjenerohen aq bileta sa shumëfisha të plotë të shumës 2,000 ALL ka shuma totale e transaksionit dhe jo vetëm kësti mujor.
  7. Ngarkimi i interesave dhe komisioneve në kartë nuk konsiderohen transaksione te vlefshme për pjesëmarrje në llotari.
  8. Nëse klienti anullon transaksionin e bërë, biletat e llotarisë të gjeneruara nga ai transaksion do të jenë të pavlefshme gjithashtu.

 

Pjesëmarrësit në lojë do të jenë:

  1. Të gjitha Kartat e Kreditit dhe Kartat e Debitit të markës MasterCard dhe Maestro të lëshuara nga BKT.
  2. Pjesëmarrëse do të jenë kartat e kreditit Prima MasterCard Standard, Prima MasterCard Gold dhe kartat e debitit BanKomaT Maestro.
  3. Nëse një person zotëron më shumë se një kartë të BKT-së, ai mund të jetë pjesëmarrës në lojë me të gjitha kartat që zotëron, mjafton që transaksionet e kryera me to të përmbushin kriteret.
  4. Pjesëmarrëse në lojë do të jenë si kartat kryesore, ashtu edhe kartat shtesë, por në rastet kur përzgjidhet fitues transaksioni i bërë me kartë shtesë, cmimi do t’i takojë kartëmbajtësit kryesor, i cili është edhe përgjegjës për gjithë detyrimet e kartës shtesë.
  5. Nëse karta mbyllet në mënyrë përfundimtare gjatë kohës së zhvillimit të lojës promocionale, të gjitha biletat e gjeneruara nga transaksionet me atë kartë do të jenë të pavlefshme.

 

Kjo fushatë promocionale do të zhvillohet më vete nga çdo fushatë tjetër që mund të ndërmarrë BKT në kohën e vlefshmërisë së saj dhe nuk do të kombinohet apo nuk do t’i shtohet fushatave të tjera të organizuara në të njëjtën kohë.    

 

Kohëzgjatja e Lojës:

Loja do të zhvillohet për një periudhë 2.5 mujore. Të gjitha transaksionet që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë dhe janë kryer gjatë kesaj periudhe do të mblidhen deri në hedhjen e shorteut i cili do të përzgjedhë fituesit.
Loja fillon në dt. 15/10/2011 dhe përfundon më  31/12/2011.

Data e Hedhjes së Shorteut:
Shorteu kur do të përzgjidhen të 14 (katërmbëdhjetë) fituesit, do të mbahet në datën 26/01/2012.

Datat e Shpalljeve të Fituesve:
Shpallja e fituesve do të bëhet në shtypin e shkruar në datat 28 dhe 29 Janar 2012.

Shpërndarja e çmimeve:
Shpërndarja e çmimeve për fituesit  do të kryhet brenda periudhës 30 Janar – 28 Shkurt 2012.

Nëse keni pyetje të tjera rreth organizimit të llotarisë, mos hezitoni të kërkoni informacion shtesë në www.bkt.com.al , të kontaktoni BKT Call Center në 04 22 66 288, ose të paraqiteni në degën tuaj të BKT-së.


NJOFTIM

Banka Kombëtare Tregtare njofton të gjithë të interesuarit që ditën e enjte me datë 26 Janar 2012 është hedhur shorti për fituesit e llotarisë së organizuar për përdoruesit e kartave Prima MasterCard dhe BanKomaT MasterCard të BKT-së për 14 iPhone 4. Të pranishëm ishin Noteri, një përfaqësuesi nga Njësia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, si dhe përfaqësues të tjerë nga stafi drejtues i BKT-së. 

Nga 71,583 bileta pjesëmarrëse, biletat fituese u përkisnin personave të mëposhtëm:
 
 
NR
EMRI MBIEMRI QYTETI
1 Arben Rrokaj VLORE
2 Flutura Xhabija SHKODER
3 Natasha Ahmetaj TIRANE
4 Sadete Lami TIRANE
5 Rovena Dyrmishi TIRANE
6 Vullnet Haka TIRANE
7 Erion Hoxha TIRANE
8 Eduart Seitaj TIRANE
9 Andi Efthimi TIRANE
10 Orhan Coskun TIRANE
11 Taulant Koxhaj TIRANE
12 Elvana Bitri PESHKOPI
13 Spartak Kadiu TIRANE
14 Haneme Sulejmani SARANDE
Fituesit mund të vijnë për të tërhequr çmimet e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së në Bulevardin Zhan D’Ark, Tiranë, me një mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) dhe kartën e BKT-së me të cilën kanë kryer transaksionet, duke filluar nga dita e Hënë 30 Janar 2012 deri me datë 28 Shkurt 2012. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në datën e mësipërme, pjesëmarrësit do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.