Komiteti i Auditit

Hysen Çela- Drejtor i Komitetit të Auditimit


Prof. As. Dr. Çela, i cili është diplomuar si Ekonomist në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, ku ka kryer edhe studimet MBA dhe doktoraturën, ka një eksperiencë  të gjatë në fushën e kontabilitetit dhe finances. Ai ka punuar për shumë institucione publike, kopmani private si dhe OJF lokale dhe ndërkombëtare. Z. Çela, i cili aktualisht është lector në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, anëtar i IEKA dhe IKM si dhe trajnues kombëtar për IFRS dhe NAS, iu bashkua BKT-së si Drejtor i Komitetit të Auditimit në vitin 2001. Ai është autor i shumë artikujve dhe studimeve të publikura si Brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 

 

Yusuf Karadaš- Anëtar i Komitetit të Auditimit


Z. Karadaš, i cili është diplomuar në Universitetin e Bosforit në degën Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ka një experience të gjatë në sektorin bankar. Ai e ka filluar karrierën e vet si Auditor në Demirbank në gusht 1997 dhe më pas në dhjetor 2001 ka vazhduar në HSBC si Senior Auditor, ku në qershor 2005 është promovuar si Drejtues i Njësisë së Kontrollit të Riskut për Sigurinë dhe Mashtrimet.  Z. Karadaš iu bashkua Aktifbank më dhjetor 2007 si Drejtues i Njësisë së Kontrollit të Brendshëm dhe Pajtueshmërisë, ku në prill 2012 u promovua në Drejtor i Grupit të Sistemeve të Brendshme..