


Depozitat elastike
Ju mund ta zgjidhni vetë maturitetin e depozitës tuaj me afat. BKT ju ofron fleksibilitet të plotë mbi maturitetet e depozitës elastike. Ju keni mundësinë të përfitoni interesa më të larta me zgjedhjen e maturitetit që dëshironi duke filluar nga 32 deri ne 360 ditë. Depozita elastike është e përshtatshme për ju; zgjasni maturitetin e depozitës tuaj dhe përfitoni interesa më të larta.
Veçoritë
- Përveç maturiteve standarte prej 1, 3, 6, dhe 12 muajsh ju mund të hapni gjithashtu “Depozitë me afat të Thyer” per çdo periudhë nga 32 ne 365 ditë.
- Depozita Fleksibël me Afat mund të hapen në LEK, EUR, USD dhe GBP.
- Shuma minimale për të hapur një depozitë eshte LEK 30,000 ; Euro 500; USD 500.
- Tërheqja e parakohshme e depozitës bën të pavlefshëm interesin e akumuluar.
- Ju keni te drejtë të shihni Llogarinë e Depozitës Elastike si dhe informacione të tjera rreth llogarisë tuaj nëpërmjet Shërbimit Bankar Elektronik.
Taksat
- Normat e interesit të aplikuara janë norma bruto. Për llogaritë e individëve mbahet një taksë prej 10 % për Depozitat Elastike në të gjitha maturitetet.
Për të aplikuar
- Ju mund hapni një Depozitë Elastike duke përdorur Shërbimin Bankar Elektronik.Nëse ende nuk keni një llogari rrjedhëse në BKT, ejani në degën më të afërt të BKT-së për ta hapur atë.
Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Call Center 4 22 66 288 : Harta : Kontakt
Anëtarësohu
T'ju telefonojmë


