Kredi pėr Shtėpi/Dyqan

Kredi për Shtëpi/Dyqan

 
Përshkrimi i produktit 
 
Për shumë prej nesh, blerja e një pasurie rezidenciale është një nga vendimet më të rëndësishme si dhe ndonjëherë transaksioni më i madh financiar që mund të bëhet në jetë dhe që mund të ndryshojë tërësisht standardet e jetesës. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë mundësi me fondet e veta!Nëpërmjet kredive hipotekore synohet të përmbushen nevojat personale të individëve për blerje, ndërtim ose rindërtim shtëpie, por edhe të personave profesionistë të vetëpunësuar (mjek, dentist, farmacist, avokat etj) të cilët duan të blejnë ose ndërtojnë ambjentet e tyre të punës (zyrat).
Aplikoni pranë degëve të BKT-së dhe do të përmbushni ëndrrën për të patur dhe ju një shtëpi tuajën si dhe miqtë tuaj.
 
Afatet dhe Kushtet  

 

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Shtëpie

Klientë Preferencialë:

Bono Thesari 1 vjeçare + 1.3%

(jo më pak se 6% duke filluar nga Janari 2015)

 

Klientë Pagamarrës në BKT:

Bono Thesari 1 vjeçare + 1.5%

(jo më pak se 6% duke filluar nga Janari 2015)

 

Klientë Pagamarrës në çdo bankë:

Bono Thesari 1 vjeçare + 1.7%

(jo më pak se 6% duke filluar nga Janari 2015)

 

Klientë individualë standard: 

Bono Thesari 1 vjeçare + 2.2%

(jo më pak se 6% duke filluar nga Janari 2015)

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Dyqani

Bono Thesari 1 vjeçare + 3%
(jo më pak se 6.8% duke filluar nga Janari 2015)   

Afati i kredisë

Deri në 25 vjet ose 300 muaj

Shuma maksimale e kredisë

Deri në 50,000,000 Lekë

Marzhi i mbulimit

Si kolateral mund të ofrohet pasuria që do të blihet ose ndonjë pasuri tjetër e paluajtshme që mund të pranohet si kolateral. Në çdo rast, vlera e likuidimit të menjëhershëm duhet të jetë minimalisht sa 120% i vlerës së kredisë.  


*Klientet mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë normë më të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:    
Nëqoftëse klienti është deri në 45 vjeç, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë    
Nëqoftëse klienti është mbi 45 vjeç, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë    
** Nëse klienti zgjedh afat maturimi 25 vjet, mund të perfitojë normë interesi 0% për 5 vitet e fundit

 

 Ju lutem shkarkoni    dokumentacionin përkatës për kredi për shtëpi/dyqan

 Ju lutem shkarkoni    fleten e standardizuar të informacionit parakontraktor