


Kredia e Financimit tė Llogarive tė Arkėtueshme
Akses fleksibël për më shumë fonde për ato kompani të cilave u ka lindur e drejta e llogarive për të arkëtuar nga klientët e tyre. Ndonjëherë pak më shumë fluks parash i lejon biznesit tuaj hapesirën e nevojshme për të manovruar me lehtë.
Kushte të Përgjithshme
- Grupi i përfshirë në këtë segment janë klientë egzitues 1-vjeçar me kredi ose minimalisht me një historik 2-vjeçar në bankë, të cilët kanë llogari të arkëtueshme nga Institucionet shtetërore.
- Afati i maturimit – maksimumi deri në 12 muaj por duke qëndruar brenda afatit maksimal të pagesës së llogarive të arkëtueshme.
- Mënyra e pagesës së kësteve është mujore ose në momentin e pagesës së llogarisë së arkëtueshme.
- Shuma maksimale e kredisë deri në 50 % të vlerës së llogarive të arkëtueshme por maksimalisht deri në 250,000 Euro/ ekuivalenti në monedha të tjera.
- Garancia e përdorur është pengu i llogarive të arkëtueshme.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kreditë e Financimit të Llogarive të Arkëtueshme.
Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Call Center 4 22 66 288 : Harta : Kontakt
Anëtarësohu
T'ju telefonojmë


