Kartat e Kreditit Prima

 

Nëse nuk keni para në portofol ose në llogarinë tuaj, mos u shqetësoni. BKT vjen më prane jush me kartat e kreditit PRIMA.

Me PRIMA MasterCard dhe VISA stili juaj i pagesave do të ndryshojë. Ju do të gjeni një mbështetje financiare kudo që ndodheni dhe në çdo kohë. BKT, në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare të pagesave Mastercard dhe VISA, ofron për ju PRIMA MASTERCARD STANDART dhe PRIMA VISA CLASSIC.

Ne ofrojmë pagesa të shpejta dhe të sigurta për shpenzimet tuaja, pa qenë nevoja të shlyeni në moment.

Karta e kreditit PRIMA ju mundëson një linjë krediti të shpejtë. Mund të blini pa komision në të gjithë botën në çdo POS (pikë shitjeje), në Internet apo të tërhiqni cash në çdo ATM (vetëm 10% të limitit), ku shihni logon VISA dhe MasterCard , pa menduar për gjendjen e llogarisë suaj, sepse për këtë mendojmë ne.

Karta Prima ofron një periudhë shlyerje të detyrimit prej 40 ditësh pa qenë nevoja të shlyhet i gjithë detyrimi, por vetëm një pjesë e tij.

Avantazhet e Kartës Prima

Perdorimi i kartes

Blerje në POS: Karta futet në terminal nga shitësi ose nga ju. Formoni kodin PIN të kartës suaj,plotesoni shumën e pagesës dhe prisni ndërkohë për konfirmimin e transaksionit. Pasi transaksioni kryhet me sukses, shitësi duhet t’ju japë një kopje të dytë të faturës që duhet ta mbani ju.

Tërheqje CASH: Futeni kartën në ATM ku shihni logon Mastercard ose VISA dhe më pas zgjidhni opsionin e gjuhës që dëshironi (Shqip ose Anglisht). Pasi të keni zgjedhur gjuhën e preferuar, formoni kodin PIN të kartës. Më pas zgjidhni opsionin për veprimin që ju dëshironi të kryeni (tërheqje parash, verifikim i gjendjes së llogarisë, ndryshim i kodit PIN etj). Për të realizuar transaksioninet e dëshiruara thjesht ndiqni udhëzimet që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.