Mbi BKT

NJOFTIM PËR SHTYP

 BKT RIVLERESOHET SI BANKA E VITIT 2011 NGA “THE BANKER”

 

Tiranë, Shqipëri (1 dhjetor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2011 për Shqipërinë” nga The Banker, revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 30 nëntor në Intercontinental Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi dhe z. Kaan Pekin, Drejtor i Thesarit dhe Institucioneve Financiare. 
"Te vleresohesh si Banka e Vitit 2011 per Shqiperine, diten e pervjetorit të  saj te 86 është shumë domethënëse. Gjatë vitit 2011 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 23 %”, - u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve, si vlerë e totalit të aseteve kemi arritur nivelin historik prej 17.24 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai.
BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.9 miliard dollarë asete dhe 1.6 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 60 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 22 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri”, ku veçohen vlerësimet si “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga dy revistat prestigjoze nga “The Banker” dhe “EMEA Finance”. Deutsche Bank i akordoi BKT çmimin e Ekselencës “2010 Straight-Through Processing (STP) Excellence Award” për Cilësinë në Transferimin e Pagesave, gjatë vitit 2010. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR –Eurasia Rating nota AAA (Alb).
 

 

 

BKT FESTON 85-VJETORIN E DEGËS SË SAJ NË VLORË

Vlorë, Shqipëri (15 Nëntor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare festoi 85- vjetorin e degës së saj në Vlorë, me prezencën e Prefektit të qytetit të Vlorës z. Eduard Veçani dhe të ftuarve të tjerë mjaft të rëndësishëm.  Dega BKT Vlorë është një nga institucionet më të vjetër bankarë në Shqipëri e themeluar më 15 Nëntor, 1926 në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Me këtë rast, arkitektura e jashtme e ndërtesës, një pikë referimi shumë e njohur në Vlorë është restauruar, ndërsa dizajni i brendshëm i degës është rinovuar në mënyrë të tillë që jo vetëm të nxjerrin në pah  karakteristikat e ndërtimit por njëkohësisht ta bëjnë degën lehtësisht më të përdorshme për klientët tanë.

“Jemi të lumtur të trashëgojmë një degë kaq të rëndësishme dhe domethënëse, dhe të gjitha veprimet tona kanë qenë në përputhje me përgjegjësinë përkatëse.  Përpjekjet tona për ta bërë bankën më të vjetër tregtare në Shqipëri, më moderne, duke siguruar produktet dhe shërbimet më të mira, do të vazhdojnë" u shpresh Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së.
“Në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm dëshiroj të ndaj me ju gëzimin e lajmit të mirë që BKT, ndryshe nga shumë prej konkurrentëve të saj, ka rritur biznesin dhe depozitat e saj më shpejt se kurrë më parë.
Dega e Vlorës është e dega e tretë më e vjetër e BKT, pas Degës së Durrësit, 85-vjetori të cilës u festua në Nëntor të vitit të kaluar.
Rreth BKT
BKT është banka e dytë më e madhe  dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.8 miliardë dollarë asete dhe 1.6 miliardë dollarë depozita. BKT me një rrjet prej 82 degësh, 62 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 20 në Kosovë renditet si  banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri” dhe së fundmi vlerësohet sërish si “Banka më e mirë për vitin 2010 nga revista prestigjioze britanike The Banker”. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR-Eurasia Rating nota AAA(Alb).
 

 

Më datë 13 Shtator 2011 u organizua Ceremonia e Diplomimit të brezit të parë të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).

Më datë 13 Shtator 2011 u organizua Ceremonia e Diplomimit të brezit të parë të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit z. Genc Pollo, Rektori i Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, z. Mithat Mema, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare z. Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private partnere me Programin FASTIP.

Në këtë ceremoni u diplomuan 17 studentë, 15 prej të cilëve patën nderin dhe kënaqësinë që bashkë me diplomat të merrnin edhe kontratat e tyre të punës duke u punësuar në pozicionet e lira të punës në BKT.

Z. Pencabligil u shpreh se ishte shumë i lumtur të shikonte të kthyer në realitet një iniciativë të guximshme por njëkohësisht shumë të domosdoshme për tregun, iniciativë kjo që është përqafuar dhe integruar në politikat e burimeve njerëzore të BKT-së.

Programi FASTIP sjell një risi në tregun arsimor në Shqipëri pasi bazuar në këtë program partneriteti biznes-universitet, studentët kanë mundësi që të kryejnë praktikën e tyre të punës ne ambientet e institucionit përgjegjës, duke u garantuar në këtë mënyrë edhe punësimin e menjëhershëm të tyre menjëherë pas diplomimit.

 

Maturante: Po projektoni  karrieren tuaj si bankiere te ardhshem? 

BKT ofron bursa te plota studimi ne Fakultetitin e Studimeve te Integruara me Praktiken, Dega Menaxhim i  Bankar, prane Universitetit   “Aleksander  Moisiu Durres, per te tre vitet e studimit deri ne diplomim si dhe  programe praktike pune prane degeve te saj.
 
Te diplomuarit e pare  ne FASTIP,  ne 15 Shtator 2011 se bashku me Diplomen do te perfitojne dhe Kontrata Punesimi ne BKT!  
 
Aplikoni nepermjet zgjedhjes  ne Formularin A2 ne shkollat tuaja te mesme
 
Universiteti  i DURRESIT “Aleksander  Moisiu”: Dega Menaxhim i  Bankave  FASTIP, kodi programit 258.
Njohja e gjuhes angleze eshte kriter selektues
 
 

BKT ZGJIDHET SERISH BANKA ME E MIRE PER VITIN 2010

 

Tiranë, Shqipëri (1 Korrik 2011) – Banka Kombëtare Tregtare u zgjodh nga revista prestigjioze EMEA Finance si Banka më e Mirë e Vitit 2010. Në ceremoninë e zhvilluar dje me këtë rast në kështjellën Schonbrunn në Vjenë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues z. Seyhan Pencapligil, Anëtari i Bordit Drejtues Dr. Ismail Ergener dhe Nëndrejtori i Përgjithshëm për Thesarin dhe Institucionet Financiare z. Kaan Pekin.

EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet ne tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.

BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 1.7 miliard dollarë asete dhe 1.4 miliard dollarë depozita. BKT, e cila pak kohë më parë festoi 85-vjetorin e krijimit të saj, është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 77 degësh, 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 19 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka shqiptare më e madhe në rajon. BKT, është vlerësuar vazhdimisht si banka më e mirë në Shqipëri, hera e fundit e të cilës ishte vlerësimi si "Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2010" nga The Banker. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA (Alb).

 

BKT ORGANIZON SEMINARIN MBI PRAKTIKAT E TREGTISË SË JASHTME


Tiranë, Shqipëri (21 Prill, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare, në përputhje të plotë me synimin për të qenë sa më afër klientëve të saj të korporatave, organizoi sot Seminarin mbi Praktikat e Tregtisë së Jashtme. Në këtë seminar të organizuar me mbështetjen e Aktif Bank, një nga bankat më të rëndësishme të investimeve në Turqi, morën pjesë shumë përfaqësues të kompanive më të mëdha tregtare dhe prodhuese në Shqipëri, të cilat janë lidere në sektorët në të cilët operojnë.
 
“Qëllimi ynë nuk është vetëm të rrisim prezencën e BKT-së në biznesin tregtar, por të shtojmë gjithashtu përdorimin e instrumenteve të tregtisë së jashtme nga biznesi shqiptar”, u shpreh z. Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së. “Shqipëria është vendi i fundit në rajon për sa i përket praktikave të tregtisë së jashtme , dhe dicka e tillë është e papranueshme”, shtoi ai. Z. Pencapligil, i cili është gjithashtu Kryetar i Shoqatës së Bankave në Shqipëri tha se po përpiqen që Shqipëria të jetë anëtare e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtise, ICC.

Ky seminar është i pari i llojit të vet që është organizuar në Shqipëri. Objekti kryesor i tij ishte njohja me përfitimet dhe avantazhet kryesore në përdorimin e instrumentëve financiarë, sidomos Letrave të Kreditit. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të ideve dhe experiencave të tyre për promovimin e një klime bashkëpunimi sa më të favorshme.
Banka Kombëtare Tregtare, e vlerësuar si Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë nga revista prestigjioze britanike The Banker, është banka e dytë më e madhe në vend dhe njëkohësisht banka e vetme në Shqipëri që është vlerësuar me notën AAA (Alb) nga institucioni i mirënjohur JCR Eurasia Rating për të tretin vit rradhazi. BKT aktualish ka 75 degë, prej të cilave 17 janë në Kosovë.

 


BKT VAZHDON TE KRIJOJE LEHTESIRA PER KLIENTET E SAJ

Tiranë, Shqipëri (4 Mars, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon të nxjerrë oferta tërheqëse per klientët e saj. Tashmë të gjithë klientët e BKT-së mund të përdorin shumë prej shërbimeve dhe produkteve të saj falas. Mes këtyre produkteve bëjnë pjesë transfertat në nisje brenda Shqipërisë deri në 1,5 milionë lekë, të gjitha transfertat në mbërritje në lekë, regjistrimi dhe përdorimi i Degës “Internet” dhe Mobile Banking, transfertat nga emigrantët deri në 1,000 Euro/USD/GBP/CAD/CHF, pagesa apo debitimi direkt i faturave nga llogaria e shumë produkte të tjera.

“Ne operojmë në një treg tepër konkurrues dhe duam që të jemi sa më tërheqës për klientët tanë” u shpreh Z. Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT. “Fokusi që kemi për shërbimin ndaj klientit dhe ofertat tona jashtëzakonisht konkurrruese i bëjnë klientët tanë të ndihen të diferencuar”, shtoi më tej ai.

Banka Kombëtare Tregtare, e përzgjedhur si Banka e Vitit 2010 nga revista prestigjioze The Banker, është banka e dytë më e madhe në vend dhe njëkohësisht është e vetmja bankë në Shqipëri që ka marrë vlerësimin AAA (Alb) nga institucioni prestigjioz JCR-ER. BKT numëron sot 73 degë, 16 prej të cilave janë në Kosovë.

 

LLOGARITE E TE PERNDJEKURVE POLITIKE TRAJTOHEN SIPAS KUSHTEVE  TE STANDARTEVE TE PUNES 

DUKE FILLUAR NGA JANARI 2011, INTERESI I LLOGARISE SE PAGES KA NDRYSHUAR  NE  0.1 %

 

BANKA E VITIT
 
Tiranë, Shqipëri (7 Dhjetor, 2010) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga The Banker,

revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 2 dhjetor në Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu

dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së.
“Gjatë vitit 2010 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 28 %”, u shpreh Kryetar i

Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve zotërojmë 17.5 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e

madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai.
BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 1.5 miliard dollarë asete dhe 1.3 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare

në vend, me një rrjet prej 71 degësh, 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 13 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka me e madhe në

rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri” dhe së fundmi vlerësohet sërish nga revista Finance Central Europe si

“Banka më e mirë për vitin 2009 në Europën Juglindore”. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA

(Alb) dhe për të pestin vit radhazi nota 1- e Fortë nga Banka e Shqipërisë.

 




Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Call Center 4 22 66 288 : Harta : Kontakt
Anëtarësohu
T'ju telefonojmë