Pėrgjegjshmėria Sociale

BKT i kushton një vëmendje dhe kujdes të veçantë zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare. Në vijë paralele me kujdesin dhe përkushtimin që BKT-ja ka për mirëmbajtjen e mjedisit, rëndësi të veçantë i kushtohet edhe veprimtarive dhe aktiviteteve që shtojnë vlerë në zhvillimin e shoqërisë. Një ndër sektorët ku BKT ka kontribuar në shoqëri është ndihma ndaj asaj pjese të shoqërisë e cila është e vetme dhe përbën një realitet të gjallë të jetës. Gjatë viteve BKT nuk ka harruar fëmijët jetimë në të gjithë Shqipërinë, duke organizuar aktivitete të ndryshme për ta dhe në ndihmë të tyre.

Përveç kësaj kategorie BKT i kushton mjaft vëmëndje edhe edukimit të shoqërisë. Në këtë linjë ajo ka marrë pjesë në sponsorizimin e programeve mësimore dhe në stimulimin e studentëve më të mirë me bursa vjetore. Rëndësi të veçantë i është kushtuar atyre nxënësve të cilët studiojnë në profilin e financës dhe ekonomikut. BKT është partnere në krijimin e programeve Master në Universitetin e Tiranës dhe kontribuon në pajisjen me libra biblotekën e shkollës të studentëve dhe ndihmon studentët më të mirët me bursa vjetore. Gjithashtu BKT është angazhuar fuqimisht në projektin FASTIP në bashkëpunim me Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, duke sjellë një risi në fushën e bashkëpunimit sektor bankar-insitucion arsimor. Në vazhdimësi të kësaj iniciative BKT, do të kontribuojë edhe në plotësimin e nevojave të ambienteve studimore në mënyrë që studentët shqiptarë të kenë ambiente sa më koherente dhe të njëjta me ambientët e studentëve jashtë shtetit.



Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Call Center 4 22 66 288 : Harta : Kontakt
Anëtarësohu
T'ju telefonojmë