


Politikat Ambientale
Qëllimet dhe Objektivat
Qëllimi kryesor për adoptimin e Procedurave Mjedisore është të fokusojë në çështjet e mjedisit, që shoqërojnë huatë dhe investimet, duke rritur kështu shanset për një zhvillim ekonomik mjedisor të pranueshëm ose nxitës, si dhe të minimizojë ekspozimin ndaj riskut financiar / mjedisor. Termi “ Pyetësori Për Mjedisin” (PPM) shpesh përdoret për të nxjerrë në pah këtë gjë.
Objektivat specifike për procedurat e mjedisit janë si më poshtë:
- Të evidentojë dhe vlerësojë ndikimet dhe çështjet mjedisore (si psh. risku dhe detyrimet mjedisore) që shoqërojnë huatë dhe investimet.
- Të identifikojë dhe vlerësojë ndërlikimet financiare që lidhen me çështjet e mjedisit.
- Të maksimizojë shanset për dobishmërinë e mjedisit, të evidentojë dhe minimizojë shanset për ndikime mjedisore regresive (si psh ndotjet).
- T’i kërkojë huamarrësve që të veprojnë, si hap i parë, në përputhje me rregullat dhe standartet lokale / kombëtare përsa i përket mjedisit, shëndetit dhe sigurisë, duke përdorur, kur është e nevojshme, udhëzuesit e Bankës Botërore si dhe standartet e BE-së për mjedisin.
Politikat Mjedisore të BKT-së
- BKT financon projekte stimuluese mjedisore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Shqipërisë.
- BKT sigurohet që:
- identifikimi, analiza e kredisë dhe mbikqyrja e huave janë realizuar duke i kushtuar nje vëmendje të veçantë faktorëve ekologjike dhe mjedisore, në përputhje me procedurat mjedisore të EBRD-së për bankat lokale,
- aktivitetet që përfshihen në Listën e Përjashtimeve të IFC-së dhe EBRD-së nuk do të financohen nga BKT.
- BKT u kërkon huamarrësve dhe kompanive industriale që të veprojnë në përputhje me Rregullat dhe Ligjet e Mjedisit, Shëndetsisë dhe Sigurisë së Republikës së Shqipërisë.
Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Call Center 4 22 66 288 : Harta : Kontakt
Anëtarësohu
T'ju telefonojmë

