Politikat e Privatësisë

Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes në Internet të BKT
Me hyrjen tuaj në këtë faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:


Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.bkt.com.al, është faqja zyrtare në internet e Bankës Kombëtare Tregtare, BKT. Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm aplikimi apo llogaritës (për shembull: Aplikimet për punë, aplikim për kartë krediti, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. BKT siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj banka i siguron me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe aktet nënligjore në plotësim.
Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën bankës për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e BKT.
Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.

 

Banka në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për të Dhënat Personale” dhe për të qenë sa më transparent me klientët e saj, njofton se nëpërmjet një strukturës së shërbimit të Call Center do të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Kjo telefonatë e cila del nga struktura e shërbimit të Call Center do të regjistrohet.