Projekte tė Veēanta

Kreditë në Programin Italo- Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME)

Me pjesëmarrjen shumë aktive të bankes sonë, programi Italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve, ka për qëllim mbështetjen me kredi me interesa mjaft të ulëta bizneset me qëllim zhvillimin e tyre në një klimë sa më të përshtatshme financimi.
Kriteret e Pranimit

Kushtet e Përgjithshme

Çfarë nuk mund të financohet:

Kushtet e kredisë

Fondi Shqiptar i Garancisë
Një nga komponentët e rëndësishëm të Programit Italo-shqiptar për zhvillimin e SME-së është edhe Fondi Shqiptar i Garancisë.

Vetëm SME-të që plotësojnë kriteret dhe kushtet e pranimit për të përfituar nga Linja e kredisë në programin Italo-Shqiptar, mund të përfitojnë edhe nga Fondi Shqiptar i Garancisë. Sektorët të cilët nuk financohen nga linja e kredisë, nuk mund të përfitojnë nga Fondi i Garancisë.

Shuma maksimale që mund të mbulohet nga fondi i garancisë është deri në 60 % të shumës së kredisë por në asnjë rast jo më shumë se 200,000 Euro.

Kreditë në Projektin EFSE

Nëpërmjet një fondi të aprovuar nga Fondi Europian për Europën Juglindore, BKT mbështet të gjitha ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe bizneset e reja (start-up) në projektet e tyre të investimit dhe për blerjet e inventarit apo kapitalit qarkullues.
Kriteret e Pranimit

Kushtet e Përgjithshme

Çfarë nuk mund të financohet:

Kreditë në Projektin AZHBR

 

Nëpërmjet një fondi të aprovuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me të cilën BKT ka një bashkëpunim të ngushtë  tashmë prej vitesh, synohet të mbështeten investimet në fushën e agro-biznesit, duke i dhënë në këtë mënyrë këtij sektori të ekonomisë një mundësi zhvillimi me një skemë të përshtatshme financimi.

Kriteret e Pranimit

n          Shoqëria duhet të jetë e  regjistruar në Shqipëri;

n          Ndërmarrje  Private/ Mikro dhe e Vogël që ushtron aktivitet në fushën e:

a)      Grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të produkteve bujqësore, blegtorale dhe kërpudhës,

b)      Mjete mekanike bujqësore, agregate dhe tank ftohës për qumështin,

c)       Peshkimi dhe përpunimi i produkteve ujore

 

n          Me marrjen e letrës së shprehjes së interesit nga ana e BKT, klienti bën aplikimin pranë zyrave të AZHBR-së - Ministria e Buqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, dhe përfshihet në këtë program pas shpalljes së tij fitues nga ana e ketij programi (AZHBR)

Kushtet e Përgjithshme

n          Vlera e Kredisë që do të përfshihet në Programin AZHBR–  Maksimumi 25,000,000 Lekë. 

n          Periudha e Shlyerjes së kredisë do të jetë deri në 5 vjet me këste mujore pagese.

n          Programi AZHBR bën subvencionim deri në 70 % të normës së interesit për 5 vjet rradhazi.

n          Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme / pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkates për Kreditë në programin AZHBR.

 

Kreditë për Financimin e Qeverisjes Vendore

Programi i Huamarrjes së Qeverisjes Vendore në Shqipëri, ka për qëllim financimin e Komunave dhe Bashkive në përputhje me Ligjin Nr. 9869 dt. 4 Shkurt 2008 ”Për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore”. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe në vijim të Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr. 35 datë 5.11.2008 “Për zbatimin e ligjit NR. 9869 Datë 4.02.2008,  Njësitë e Qeverisjes Vendore kanë të drejtë të përfitojnë kredi afatgjata me qëllime investimi, ose kredi afatshkurtra.

Kushtet e Përgjithshme

n          Shuma e Kredisë afatgjatë do të përcaktohet në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 9869 dt. 4 Shkurt 2008 ”Per Huamarrjen e Qeverisjes Vendore”.

n          Shuma e kredisë që disbursohet brenda një viti do të përcaktohet në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Financave për Njësinë e Qeverisjes Vendore.

n          Periudha e Shlyerjes së kredisë – deri në 10 vjet

n          Garancia e përdorur është marrëveshja e interceptimit për të ardhurat e pakushtëzuara.

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kreditë në Programin e Huamarrjes së Qeverisjes Vendore.