


Sektori Publik
Sektori publik është ajo pjesë e jetës ekonomike dhe administrative që merret me krijimin dhe shpërndarjen e të mirave dhe sherbimeve nga dhe për qeverinë, qoftë kjo qendore apo lokale. Sektori publik përfshin qeverinë qendrore, qeverinë lokale dhe korporatat publike.
1-Qeveria qendrore përfshin gjithë departamentet administrative të qeverisjes si dhe agjencitë e tjera qendrore dhe entet publike.
2-Qeveria lokale përfshin gjithë organet qeverisëse me fuqi dhe të ardhura locale
3-Korporatat publike janë kompanitë apo shoqëri të ngjashme të kontrolluara nga shteti.
Administrata publike duhet të jetë konkurruese në ofrimin e të mirave dhe shërbimeve publike në një kohë tregu të integruar, por kjo kërkon burime financiare dhe teknologjike të cilat nuk janë gjithmonë të disponueshme për to.


