BKT Smart Biznes

 
 

 

 Me BKT Smart shërbimet bankare për biznes, tashmë ofrohen të shpejta dhe të sigurta kudo dhe kurdo në telefonin tënd inteligjent pa qenë nevoja të shkosh në degët e BKT-së dhe pa nevojën e një kompjuteri.

Që të regjistrohesh në BKT Smart për biznes fillimisht duhet të paraqiteni ne degë të bëni aplikimin për bankingun online të biznesit e më tej mjafton që të dish Numrin tënd të Klientit, Numrin e Klientit të Kompanisë (ID e Kompanisë) të klikosh në butonin Regjistrohu dhe të ndjekësh hapat e regjistrimit.
Duke përdorur të njëjtin fjalëkalim ti mund të hysh në BKT Smart dhe në Degën Internet.

Duke përzgjedhur 'Më Kujto' nuk të nevojitet të vendosësh për çdo hyrje në aplikacion Numrat e Klientit.
BKT Smart ofron informacion mbi vendndodhjen e ATM-ve, degës më të afërt të BKT-së, Konvertuesin e Monedhës, Llogaritësin e Depozitave, Llogaritësin e Kredisë, Kursin e Këmbimit dhe informacion të përgjithshëm mbi Kushtet e Punës, pa patur nevojë të hysh në aplikacion.

Shërbimi ofrohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Nëpërmjet BKT Smart mund të kryesh pagesa dhe të informohesh mbi llogaritë, kartat e kreditit apo faturat. Mund të kryesh rimbushje elektronike direkt për kontaktet në telefonin tuaj për Operatoret Telefonik të listuar. Mund të transferosh para midis llogarive të tua, drejt llogarive brenda BKT dhe drejt bankave të tjera të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Mund të hapësh llogari rrjedhëse dhe të  kryesh këmbime valutore.  Ti  mund të hapësh një Depozitë të re apo të likujdosh një ekzistuese dhe të marrësh informacion mbi kreditë e tua. Gjithashtu nëpërmjet aplikacionit mund të autorizosh transaksionet e kryera nga financieri juaj.