Transaksione këmbimi

Departamenti i Thesarit të BKT - së ju ofron çmimet më konkurruese në treg për blerje/ shitjet në monedhë të huaj ndaj Lekut. Për US$/LEK, EUR/LEK, GBP/LEK, CHF/LEK, CAD/LEK, AUD/LEK ose konvertime midis dy monedhave të huaja, ju lutemi telefononi degët tona për të parë çmimet tona konkurruese.

Gjithashtu ju mund të kryeni veprimet e këmbimit valutor në llogarinë tuaj rrjedhëse kudo gjatë 24 orëve në internet, për 7 ditët e javës, nëpërmjet Shërbimit Bankar Elektronik.

Për më tepër, nëse keni kartë debiti ju mund të kryeni transaksione të këmbimit valutor në ATM-të tona.

Transaksionet Forward

Transaksioni Forward është blerja apo shitja e valutës kur për kursin është rënë dakort midis palëve në datën aktuale për një shpërndarje fizike në një datë të mëvonshme.

Për informacione të mëtejshme ju lutem na telefononi në 04 2 281 499.


Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Call Center 4 22 66 288 : Harta : Kontakt
Anëtarësohu
T'ju telefonojmë