Letër Garancitë

Garancia Bankare është një angazhim i Bankës kundrejt një pale e cila hyn në një marrëdhënie kontraktuale me një palë tjetër. Banka angazhohet të paguajë çdo shumë të rënë dakort në rast mos përmbushje të detyrimeve, në rast prezatimi të një kërkese për pagesë të vlefshme nga ana e Përfituesit, brenda afateve kohore dhe në përputhje me termat dhe kushtet e Garancisë së lëshuar. Marrëdhëniet mund të jenë tregtare, pra subjekti i garancisë mund të jetë blerja e mallrave ku garancia lëshohet për të siguruar që pagesa do të kryhet sic është rënë dakort mes palëve ose mund të jetë ofrimi i një shërbimiku garancia siguron se shërbimi do të kryhet sipas përcaktimeve të rëna dakort mes palëve, etj.

Tipet e Garancisë:

Në varësi të marrëdhënies mes dy palëve, Aplikantit dhe Përfituesit, Garancitë mund të jenë të këtyre llojeve:

  • Garanci Tenderi “Bid Bond”/ “Bid security”
  • Garanci Pagese “Payment Guarantee”
  • Garancitë Performance “Performance Bond”
  • Garancitë Parapagimi “Advance Payment Bond”
  • Garanci Bankare që mund të dizenjohen në varësi të tipologjisë së marrëdhënies që ndërtohet, etj.

Kushte të Përgjithshme:

  • Klienti paguan komisionet për lëshimin e Letër Garancisë në përputhje me termat dhe kushtet e bankave.
  • LG-ja mund të lëshohet kundrejt fondeve të klientit ose një limit kredie të akorduar nga Banka kundrejt një kolaterali kryesisht pasuri të patundshme ose garanci të tjera të pranueshme.