Kredia me Kolateral Çekun

Nëse ju do të kërkoni për një kredi afat-shkurtër për t’i përmbushur nevojat e biznesit tuaj, çdo bankë patjetër do të kërkojë kolateral të pasurive të patundshme e cila pa dyshim është një kosto financiare dhe kohë për biznesin tuaj. Ndërkohë, BKT mund t’ju suportojë juve dhe partnerin tuaj të biznesit për të përfunduar marrëveshjen ose transaksionin nëpërmjet përdorimit të cekut.

Kredia me Peng Çeku është metodë financimi afatshkurtër në momentin që klienti paraqet një Çek me datë të mëvonshme për ta skontuar në bankë para afatit të pagesës.

Klientët e synuar: Grupi i përfshirë në këtë segment mund të jenë klientë ekzistues ose të rinj në BKT, nën grupet e mëposhtme: klient ekzistues të kreditit (Korporata dhe Biznese Tregtare), klientët e përfshirë duhet të merren kryesisht me tregti (shumicë apo pakicë), prodhimtari ose me veprimtari prodhuese.

Kushte të Përgjithshme:

  • Qëllimi i Kredisë – Kapital qarkullues/Blerje inventari, lëndë të para/blerje pajisjesh
  • Shuma e Kredisë – Deri në 80% të vlerës së cekut
  • Afati ripagimit të kredisë – Maksimumi 6 muaj e rinovueshme sipas çdo çeku të paraqitur
  • Maturimi i Limitit të kredisë – Maksimumi 12 muaj
  • Pagesa e Interesit – Në momentin e skontimit
  • Pagesa e Principalit – Paguhet ne momentin e maturimit të çekut
  • Kolaterali – çek me datë të mëvonshme, deri në 6 muaj.