Kredi për Furnitorë
Me anë të kësaj kredie BKT ju bën të mundur financimin e furnitorëve të kompanive të ndërtimit brenda një limiti të aprovuar për kompaninë e ndërtimit, duke marrë për bazë në këtë mënyrë rrezikun dhe aftësinë likuiduese të kompanisë së ndërtimit.
Kushte të përgjithshme:
- Mund të lëshohet si kredi cash ose si jo-cash
-Në rast se lëvrohet në cash – Lëvrimi i kredisë do të kalojë direkt në llogarinë e furnitorit i cili ka një kontratë me kompaninë e ndërtimit;
-Furnitorit i lëshohet një Letër Garanci me shumën dhe afatin e caktuar për të cilin ka rënë dakort me kompaninë e ndërtimit. - Disbursimi i kredisë do të kalojë direkt në llogarinë e furnitorit i cili ka një kontratë bashkëpunimi me kompaninë e ndërtimit.
- Afati i maturimit përcaktohet midis furnitorit dhe kompanisë së ndërtimit.
- Mënyra e pagesës së kësteve është në maturitetin e letrës së garancisë.
- Garancia e përdorur është garancia e firmës së ndërtimit të cilës i është aprovuar limiti.