Kredi për Sektorin e Ndërtimit
Me anë të kësaj kredie BKT ju bën të mundur disponimin e kapitalit të nevojshëm për zhvillimin e projekteve në sektorin e ndërtimit privat dhe publik. Ne ju ofrojmë paketa fleksibël të produkteve për bizneset përsa i përket llojit të kredisë, shumës, planit të ripagimit, kohëzgjatjes, etj.
Kushte të Përgjithshme:
- Afati i ripagimit të kredisë – sipas afatit të projektit maksimalisht deri në 5 vjet. Mund të përfitoni pagesa më të ulta të principalit ose periudhë faljeje për një afat të caktuar kohor.
- Mënyra e pagesës së kësteve është mujore.
- Shuma maksimale e kredisë në varësi të biznesit dhe të projektit që do të ndërtohet.
- Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme /pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike.
Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave/situacioneve/preventiveve