Kredia Fleksibël e Biznesit

Kredidhënie fleksibël eshte krijuar për tu përshtatur me situatën e gjendjes së likuiditetit të aktiviteteve të tilla si depo farmaceutike, farmaci, si dhe për të financuar nevojat e tyre për kapital qarkullues, pagesat ndaj furnitorëve dhe/ose planet e investimit. Klientët e synuar- Grupi i përfshirë në këtë segment janë klientë ekzitues 1-vjeçar me kredi ose operacional minimalisht me një historik 2-vjeçar në BKT, me një qarkullim vjetor jo më pak se 25,000,000 Lekë.

Kushte të Përgjithshme:

  • Afati i maturimit:
    deri në 8 vjet për kreditë për investime
    deri në 3 vjet për kreditë e inventarit /kapitalit qarkullues.
  • Mënyra e pagesës së kësteve është mujore.
  • Shuma maksimale e kredisë deri në 250,000 Euro/ ekuivalenti në monedha të tjera.
  • Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme /pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike