TRANSFERTAT NDËRKOMBËTARE TË PARAVE (IMT)

TRANSFERTAT NDËRKOMBËTARE TË PARAVE (IMT)

BKT synon të jetë lider në tregun e transfertave ndërkombëtare duke u ofruar klientëve tanë kushtet më të mira dhe më të përshtatshme.
Bashkëpunimi me një rrjet të madh bankash në mbarë botën mundëson një proces më të lehtë dhe më të sigurt për transfertat tuaja bankare.

  • Dega Internet: BKT e-banking për biznes është një shërbim 24/7 ku mund të kryeni të gjitha transaksionet tuaja bankare nga kudo, në çdo vend të botës, duke qenë kështu më afër me partnerët tuaj të biznesit.
  • Komisione shumë konkurruese: kushte të përmirësuara të punës  kur bëhet fjalë për transfertat e kryera përmes e-banking për biznes, duke ofruar çmimet më konkurruese në treg.
  • Pagesat më të shpejta: të gjitha pagesat e kryera përmes e-banking të biznesit do të arrijnë brënda një dite (express).
  • Komisione të parashikueshme: tani mund të transferoni USD dhe EUR me opsionin ‘OUR’ të Garantuar, duke parapaguar paraprakisht të gjitha komisionet dhe asnjë tarifë nuk do të zbritet nga shuma e dërguar, pavarësisht destinacionit.
  • Rritja e limitit ditor: kompania juaj tani do të mund të transferojë para deri në 10,000,000 ALL brënda ditës. Për klientin korporatë limit më i lartë do të vendoset në bazë të kërkesave të klientit dhe vlerësimit të bankës. Ju lutemi kontaktoni degën tuaj për më shumë informacion.
  • Koha e përmirësuar e ekzekutimit të transfertave: Nëpërmjet kanaleve dixhitale tani do të mund t'i kryeni transfertat në një kohë më të gjatë, deri në orën 15:30.
Për informacion më të detajuar, ju lutemi referojuni Kushteve tona të Punës.