FAQS

FAQS

  1. A mund të përdor BKT Smart Invest si klient biznesi?
Jo. Për momentin është vetëm për klientë individ.
 
  1. Cila është shuma minimale për të filluar investimin nëpërmjet BKT Smart Invest?
Shuma minimale për të filluar investimin është 5,000 EUR.
 
  1. Në cilën monedhë mund të investoj, të shtoj para në Smart Invest?
Ju mund të shtoni para vetëm në EUR. Depozitimi në treg, këmbimi do të bëhet brenda tregut.
 
Ju duhet të hapni një llogari në EUR, mund të hapni një llogari në EUR përmes kanaleve dixhitale ose në degë;  
  1. A mund t'i tërheq paratë?
Po. Ju mund t'i tërhiqni paratë tuaja duke klikuar Tërhiq nën menu-në Smart Invest. Për të tërhequr para është e detyrueshme të keni kryer të paktën një transaksion.
 
  1. A ka ndonjë komision për transaksionet?
Komisionet do të aplikohen në varësi të llojit të transaksionit dhe vendit dhe do të kërkohet konfirmimi përpara çdo transaksionit.
 
  1. A është e rrezikshme, a mund të humbas para nga tregtimi apo investimi?
Po. Para se të investoni duhet të njihni produktet dhe duhet të ndiqni tregun financiar. Në varësi të llojit të produktit, rreziku dhe kthimi mund të ndryshojnë, ju mund të humbni para.
 
  1. A mund të përdor levën financiare?
Po. Ju mund të përdorni levën, por për të kufizuar rreziqet ne ju japim mundësi të kufizuar të levës. Leva financiare mund të ndryshojë në varësi të produktit.
 
  1. A ka ndonjë komision për të shtuar apo tërhequr para?
Jo, të gjitha transaksionet midis Smart Invest dhe llogarisë suaj janë falas.

 
  1. A mund të përdor platformën në gjuhën shqipe?
Jo, për momentin mund ta përdorni platformën në anglisht dhe italisht.