AML

AML

BKT zbaton dhe është në përputhshmëri me ligjin dhe rregulloret e themeluara për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, në mënyrë që të mbrojë reputacionin dhe emrin e mirë të bankës,  të pakësojë mundësinë e të qënit viktimë e mashtrimeve ose aktiviteteve të paligjshme dhe të sigurojë praktika biznesi të sigurta dhe të shëndetshme për klientët e saj. Ne zbatojmë saktësisht ligjet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe refuzojmë të ndihmojmë ato raste që tentojne t’i evitojnë ato. Për këtë qëllim BKT ka implementuar një set rregulloresh, procedurash dhe udhëzimesh për të parandaluar pastrimin e parave.