Karta e Debitit të Biznesit

Kartat e Debitit për Bizneset

Karta e Debitit për Biznesin është një produkt i ri, i dizajnuar për të ndihmuar kompanitë në një menaxhim të përditshëm më të mirë të financave.
Nëpërmjet kartës së debitit të biznesit, kompanitë mund të depozitojnë dhe të tërheqin para nga llogaria e tyre primare në Lekë dhe nga llogaritë dytësore në euro dhe Dollarë në çdo ATM.
Përveç kësaj, kompanitë mund të bëjnë blerje direkte në POS ose në internet, pa komisione.

Përfitime kryesore

·         Shpejtësi dhe thjeshtësi – Eliminon plotësimin manual të formularëve dhe redukton kohën e procesimit. Punonjësi i autorizuar depoziton ose tërheq, pa procedura manuale.

·         Siguri më e lartë – Çdo depozitë apo tërheqje lidhet drejtpërdrejt me llogaritë e biznesit përmes konfigurimit në Degën Internet për Biznes, duke shmangur gabimet dhe duke garantuar transparencë.

·         Kontroll i plotë financiar – Biznesi monitoron në kohë reale të gjitha depozitimet dhe tërheqjet e kryera nga punonjësit e autorizuar.

·         Autorizim automatik – Fondet janë aktive menjëherë në llogari në momentin e depozitimit.

Duke përdorur kartën e debitit të biznesit, përfaqësuesit e biznesit nuk kanë nevojë të presin në degë për të kryer depozita, tërheqje ose transferta.
Karta e Debitit të Biznesit është një nga metodat më të besueshme të pagesës për t’u përdorur.

Pas kryerjes së një transaksioni tërheqjeje ose depozitimi me kartë debiti, limiti ditor përditësohet automatikisht dhe shfaqet në mënyrë dinamike, duke reflektuar vetëm shumën e mbetur që klienti mund të përdorë për transaksionet në vijim.

Siguria

Karta e Debitit të Biznesit ka disa funksione sigurie. Kartat janë të pajisura me një numër identifikimi personal (PIN) dhe përdorin teknologjinë CHIP për të ruajtur dhe mbrojtur informacionin.

Limitet e Depozitimit në ATM me Kartë Debiti Biznesi

  • Limiti ditor në Lekë: 1,500,000 Lekë – shuma maksimale e depozitimit në ATM.
  • ​​​Limiti ditor në Euro: 1,500,000 Lekë ekuivalent – shuma maksimale e depozitimit në ATM.

Kombinimi mes monedhave nuk mund të tejkalojë limitin 1,500,000 ALL ose ekuivalent.

Limitet e Tërheqjeve në ATM me Kartë Debiti Biznesi

  • Limiti ditor në Lekë: 150,000 Lekë
  • Limiti ditor në Euro: 1,000 Euro
  • Limiti mujor në Lekë: 5,000,000 ALL
  • Limiti mujor në Euro: 40,000 Euro

Limitet e Depozitimit në ATM me Kod Unik

  • Limiti ditor në Lekë: 950,000 Lekë
  • Limiti ditor në Euro: 5,000 Euro
  • Limiti mujor në Lekë dhe në Euro: Shuma e limiteve ditore

Limitet e Depozitimit në ATM me Kod QR

  • Limiti ditor në Lekë: 950,000 Lekë
  • Limiti ditor në Euro: 5,000 Euro
  • Limiti mujor në Lekë dhe në Euro: Shuma e limiteve ditore

Aplikimi

Aplikimi për Kartë Debiti Biznesi mund të bëhet në çdo degë të BKT-së.

Kursi i këmbimit

Kursi i këmbimit që aplikohet për blerjet dhe tërheqjet cash në valutë të huaj është më i lartë se kursi i këmbimit i publikuar në kanalet e bankës që aplikohet për konvertimet e tjera.
Për shkak se këto lloj transaksionesh cilësohen si ndërkombëtare, konvertimi i vlerës ndikohet nga kursi i këmbimit si dhe nga komisionet e aplikuara nga Mastercard.