Sektori i Energjisë

Sektori i Energjisë

Shqipëria ka burime të shkëlqyera natyrore për investimet e Energjisë së Rinovueshme. Sektori i energjisë në Shqipëri përbën një burim strategjik për një rritje të qëndrueshme ekonomike, duke pasur parasysh larminë e burimeve energjetike dhe vendndodhjen e saj gjeografike.

BKT po kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për zhvillimin e përgjegjshëm të të gjitha formave të energjisë si në hidrocentralet, prodhimin e energjisë me anë të erës, panelet diellore dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis.

BKT është e përkushtuar që të sigurojë financimin e projektit për efikasitet energjetik si:
Fondi për Kredinë e Gjelber: deri në 1,000,000 Euro fond për:

  • Kreditë që mbështesin investimet në masat e marra për të reduktuar sasinë e energjisë së konsumuar dhe për të rritur efikasitetin e përdorimit të energjisë
  • Kreditë që i ndihmojnë bizneset të zvogëlojnë shpenzimet dhe të ndihmojnë modernizimin dhe rritjen e të ardhurave
  • Kreditë që i ndihmojnë bizneset shqiptare në rrugën drejt një të ardhmeje "për energji të pastër"
Cilat lloje të investimeve mund të klasifikohen si kredi e gjelbër?
  • Linja e teknologjisë së prodhimit efikas
  • Izolimi termik dhe izolimi i brendshëm i ndërtesave / magazinave
  • Ndërrimi i dritareve / dyerve (lustrim i dyfishtë / trefishtë)
  • Sisteme të ngrohjes me panele diellore
  • Përmirësimet në sistemin e ngrohjes / ftohjes
  • Blerja e bojlerëve / kazanët e efektshëm të biomasës
  • Optimizimi i sistemeve të ventilimit, zëvendësimi i frigoriferëve etj.
  • Sisteme klimatizimi të centralizuar / efikas, si dhe mbrojtje nga dielli
  • Ndërrimi i pompave, ose motorëve të tjerë me njësi të reja dhe efikase etj.
  • Ndërrimi i kompresorëve ekzistues me kompresorë të rinj efikasë
  • Blerja e dhomave frigoriferike, tubacioneve etj. (Për aktivitete bujqësore dhe të ngjashme)
  • Përmirësimi i sistemit të ndriçimit
  • Përmirësimi i faktorëve të furnizimit me energji elektrike për ndërmarrjet e mëdha industriale
  • Masat e tjera që synojnë përdorimin efikas të energjisë elektrike
  • Traktorë efikasë dhe makina korrje, sisteme efikase të ujitjes
  • Ndërtimi efikas i shtëpive të reja të bazuara në energji të pastër
  • Blerja e automjeteve të mallrave me kursim të energjisë

Me eksperiencë shumëvjeçare në industrinë e energjisë, BKT ofron produkte dhe shërbime konkurruese bankare për të përmbushur nevojat komplekse dhe në zhvillim të bizneseve energjetike sot. Ne punojmë me kompani që specializohen në:

  • Prodhimi i Energjisë
  • Fuqia dhe shërbimet
  • Energjia e rinovueshme, diellore, era, jo e rregulluar dhe energjia alternative
Disa nga zgjidhjet kryesore të financimit që u ofrojmë klientëve tanë janë:
  • Kreditë Jo-Kesh: ne ofrojmë Letër Krediti dhe Letër Garancie për blerjen e turbinave dhe shërbimeve të tjera (kliko këtu)
  • Kreditë për Financimin e Projekteve: Kredia e përshtatur sipas kthimit në projekt (kliko këtu)

A keni nevojë për një partner për të bashkëpunuar në projektet tuaja?
BKT do të bashkëpunojë me partnerët tuaj duke u mbështetur në përvojën e saj dhe do të krijojë sinergji përmes financimit të projektit duke ofruar:

  • Financimi i projekteve në mënyrën më efikase, me kohë dhe profesionale,
  • Harmonizimi i kosto-përfitimit të projektit,
  • Kthimi i pagesave të mëdha në pagesa të rregullta dhe të parashikueshme,
  • Burimi i linjave plotësuese dhe të specializuara të huadhënies,
  • Disponueshmëria në kohë reale dhe e shpejtë e financimit,
  • Fokusimi në bazat e biznesit dhe përshpejtimi i projektit,
  • Fokusimi në diferencimin e biznesit.