ATM - SmartBanKomaT

ATM - Smart BanKomaT

Informacion i përgjithshëm

Të gjitha ATM e Bankës Kombëtare Tregtare kanë të instaluar softwer-in CX Banking, i cili i ofron klientëve një përvojë të mirë në përdorimin e kanaleve bankare dixhitale. Ju mund të kurseni kohë dhe të shijoni lehtësinë e përdorimit të kanaleve dixhitale si ATM duke kryer një sërë veprimesh financiare dhe jo-financiare. ATM-të tona ofrojnë një sërë shërbimesh shumë të lehta në përdorim për klientët biznes, përfshirë tërheqje/depozitime me kartë, kontroll të balancës, depozitime pa kartë, rimbushje etj.

Në ATM-të e BKT-së ju mund të përdorni çdo kartë e cila ka logon e VISA ose MasterCard. Nëse nuk jeni i pajisur me një kartë Debiti ose Krediti nga BKT për biznesin tuaj ju mund të bëni kërkesë në varësi të tipit të kartës që ju nevojitet duke vizituar degën tonë më të afërt.

ATM-të e BKT-së operojnë 24 orë në ditë në 7 ditë javës. Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. **

Ju mund të aksesoni rrjetin e ATM-ve të BKT-së në çdo moment. Për të marrrë informacion mbi rrjetin e ATM-ve hyni në BKT Smart ose në faqen zyrtare të BKT-së.

Shërbimi ofrohet në 7 gjuhë: shqip, anglisht, italisht, turqisht, polonisht, greqisht dhe rusisht.

**Sqarim: Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë.

Për më shumë informacione dhe mënyrën e përdorimit të Smart BanKomaT ju lutem referohuni informacionit të detajuar në MANUAL PERDORIMI SMART BANKOMAT (bkt.com.al)