VEPRIME PA KARTË

Veprime pa kartë

Banka Kombëtare Tregtare ofron risi për Klientët Biznes në çdo ATM duke përfshirë këtu dhe veprimet pa kartë të cilat mundësojnë një platformë të thjeshtësuar inicuar nga Dega Internet për Biznesin, me qëllim depozitimin e fondeve nga aktiviteti juaj ditor. Në ATM e BKT-së, tashmë ju mund të kryeni “Depozitime pa kartë” me anë të Kodit Unik. Depozitimi i fondeve mund të kryhet në kohën më të përshtatshme, madje edhe në orarin jo zyrtar pa pasur nevojën të vizitoni degët e BKT.

Veprimet pa kartë ofrojnë vlerat të shtuara si më poshtë:
  • Komoditet në depozitimin e fondeve pa qënë nevoja të vizitoni një nga degët e BKT-së
  • Fleksibilitet në zgjedhjën e punonjësit/përfaqësuesit ligjor i cili do të depozitojë fondet
  • Proçes i shpejtë duke vizituar rrjetin e Bankomatëve të BKT
 
Për më shumë informacione dhe mënyrën e përdorimit të këtij transaksioni ju lutem referohuni informacionit të detajuar në dokumentin Depozitim me Kod Unik në ATM Cx Banking për klientët Biznes (bkt.com.al)

Informacion! Kujdesuni që kartëmonedhat e depozituara të jenë të rregullta dhe të pa dëmtuara, grisura ose zhubrosura. Sipas rregullores, banka ka detyrim të identifikojë dhe bllokojë kartmonedhat e dyshimta dhe të informojë Bankën e Shqipërisë. Çdo kartëmonedhë e falsifikuar do të mbahet për investigime të mëtejshme nga ATM dhe mesazhi informues do të shfaqet në ekran.
Për informacion rreth limiteve ju lutem referohuni Kushteve të Punës të Bankës për klientët biznes.