Business Express Financing

Business Express Financing

Me BKT, financimi i biznesit bëhet më i shpejtë dhe më i thjeshtë.

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) prezanton Business Express Financing, një produkt financimi i dedikuar për klientët biznes që kërkojnë mbështetje të shpejtë për nevojat e aktivitetit të tyre. Ky produkt është krijuar për të mbështetur kapitalin qarkullues dhe financimin e inventarit, përmes një procesi të thjeshtuar aplikimi dhe vendimmarrjeje të shpejtë.

Business Express Financing mbështet biznese që operojnë në sektorë prioritarë si farmacitë dhe depot farmaceutike, klinikat dhe laboratorët dentarë, klinikat shëndetësore, si dhe në sektorë të tjerë si tregtia, prodhimi dhe përpunimi.

Çfarë mund të financoni?

  • Kapital qarkullues për aktivitetin e përditshëm të biznesit
  • ​Financim inventari dhe furnizimesh
  • Blerje mallrash dhe lëndësh të para
  • Nevoja të tjera operacionale të biznesit

Kushtet që ju japin fleksibilitet:

  • Shuma e financimit: deri në 5,000,000 Lekë ose ekuivalentin në EUR
  • Afati i kredisë: deri në 36 muaj
  • Kolaterali: pa kolateral
  • Norma e interesit: konkurruese
  • Proces aplikimi dhe aprovimi i shpejtë

Informacion shtesë

Për më shumë informacion mbi këtë produkt, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt BKT.
Eja në BKT – Apliko Tani dhe jepi biznesit tënd mbështetjen financiare që meriton me Business Express Financing.