Dega "Internet"

Dega “Internet”

E-banking për Bizneset

Hyrje:

Në kuadër të rritjes së rëndësisë së digjitalizimit të proçeseve të ndryeshme Bankare Versioni i Ri i Business E-banking i ofron klientëve të Biznesit një platformë online të përditësuar nëpërmjet të cilës mund të kryejnë pagesa të ndryshme në një kohë më të shpejtë.

Bizneset mund të regjistrohen dhe përdorin direkt Degën Internet për Biznese e cila gjendet e disponueshme në faqen zyrtare të BKT-së.

  • Call center ofron shërbim 24 orë

  • ​Kompania dhe përdoruesi duhet të jenë klientë të BKT-së

  • Shërbimi i rregjistrimit ofrohet pa pagesë dhe pa kosto mujore mirëmbajtje

Shërbimi i Bankingut on-line ofron shërbime mbi:

Llogaritë 
Nëpërmjet kësaj menuje mund të kryesh verifikimin i lëvizjeve të Llogarive, detajet e çdo llogarie si edhe dhe veprimet e kryera me çdo llogari për një kohë të caktuar. Gjithashtu, ju mund të hapni ose mbyllni llogarinë që dëshironi.

Depozitat
Në këtë menu ju mund të kryeni verifikimin e depozitave dhe detajet përkatëse  si edhe hapje dhe mbyllje depozite.

Kreditë
Mund të kryeni verifikime mbi pagesat e kredive aktive, gjëndjen e ngelur të principalit si edhe afatin e maturimit.

Transfertat
Ju mund të kryeni transferta brenda BKT-së, mes Llogarive tuaja në BKT, transferta brenda Vendit si edhe kontrolli dhe detajet e transfertave në mbërritje.

Transfertat Ndërkombetare
Në listën e transaksioneve online është shtuar dhe opsioni i ri Transferta Ndërkombëtare.
Ju mund të kryeni pagesa ndërkombëtare nëpërmjet Degës Internet për bizneset me komisionet më konkurruese ne treg. Në vazhdim do të gjeni instruksionet lidhur me këtë proçes.
 

Investimet
Kurset e këmbimit dhe këmbim valutor / Ndërthurja e Monedhave të Huaja.

Pagesat
Në këtë menu ju mund të kryeni pagesa të faturave me autorizime, mund të krijoni autorizime, ti  modifikoni ato apo edhe të mund ti mbyllni këto autorizime.

Pagesa E-Fatura
Paguani faturat e fiskalizuara me shpejtësi, lehtësi dhe në kohë nga Dega Internet Biznes. Në platformat online është shtuar një menu e re me emërtimin E-Fatura. Kjo menu ka si qëllim validimin dhe kryerjen e pagesës për faturat e fiskalizuara të lëshuara nga subjektet.

Pagesa e Taksave
Nëpërmjet degës internet për bizneset ju mund të paguani detyrimet e taksave lokale ndaj insitucioneve të ndryshme publike. Mjafton të zgjidhni institucionin dhe të plotësoni detajet e pagesës me kodin e institucionit dhe kodin e llogarisë së thesarit. 

Pagesa Automatike e Faturave
Tashmë likujdimi i faturave utilitare mund të kryhet automatikisht nga llogaria juaj e biznesit. Mjafton të regjistroni të dhënat e faturës suaj utilitare në degën internet, të përcaktoni datën e pagesës dhe çdo muaj automatikisht detyrimi do të kalojë nga llogaria juaj te institucioni përkatës. Zgjidhni opsionin e dërgimit të mandat pagesës në e-mail dhe sapo të kryhet pagesa ju do të njoftoheni për likujdimin e faturës.

Pagesë Dogane
Likujdoni detyrimet doganore me zero komision direkt nga zyra juaj pa qenë e nevojshme të paraqiteni në sportelet e bankës. Nëpërmjet telefonit ose kompjuterit tuaj kryeni pagesat e doganës për të gjithë territorin e Shqipërisë. Mjafton që të jeni të regjistruar në sistemin e doganave dhe mund të kryeni çdo pagesë online me BKT Smart ose Business E-Banking.

Gjobat e Trafikut
BKT ofron shërbimin online të pagesës së gjobave të trafikut. Paguani online gjobat tuaja në kohë dhe me zero komision. Për të kryer pagesën duhet të keni të dhënat e Targës se Automjetit dhe numrin e Gjobës. 

Kalimi i Pagave
Një lehtësi më shumë për biznesin tuaj. Kaloni pagat e punonjësve me kanalet online të BKT. Ju mund të kaloni lehtësisht në të njëjtën kohë deri në 200 paga nga llogaria juaj e biznesit. Aktivizimi i pagës në llogaritë e punonjësve bëhet automatik me përfundimin e procesit.
 

Transfertat në masë
Likujdoni online më shumë se një furnitor ose klient në të njëjtën kohë me transfertat në masë. Plotësoni skedarët përkatës me të dhënat e transfertave dhe automatikisht kryeni likujdimet e faturave dhe detyrimeve.

Kontrolli
Ju gjithashtu mund të merrni informacionet mbi kontaktet,  modifikimi i informacionit, limitet e transaksioneve.

Personalizime
Mund të kryeni ndryshim fjalëkalimi, ndryshim të pullës dixhitale si edhe të merni informacion mbi limitet e userave.

E-Sigurimet
Ky opsion përdoret nga Agjentët e Kompanive të Sigurimeve për të patur infomacion mbi lëvizjet e llogarive të tyre nga kompanitë e sigurimit ku ato janë të rregjistruar.

POS
Klientët të cilët posedojnë POS mund të kontrollojnë on-line transaksionet ditore me POS të biznesit të tyre.