Premium Business Loan

Premium Business Loan

Me BKT, biznesi juaj përfiton financim fleksibël për të mbështetur rritjen dhe planet e zhvillimit.

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) prezanton Premium Business Loan, një produkt financimi i dedikuar për klientët biznes me histori aktive transaksionesh dhe veprimtari të qëndrueshme financiare. Ky produkt është krijuar për të mbështetur nevojat e biznesit për kapital qarkullues, inventar dhe investime, duke ofruar financim të shpejtë dhe pa kolateral.

I përshtatshëm për klientët e të gjitha segmenteve të biznesit, duke përfshirë Korporatë, SME dhe Mikro, Premium Business Loan ofron fleksibilitet dhe akses të lehtë në financim për të mbështetur zhvillimin e aktivitetit.

Çfarë mund të financoni?

  • Kapital qarkullues për nevojat e përditshme të biznesit
  • Financim inventari dhe furnizimesh
  • Investime për zgjerimin dhe zhvillimin e aktivitetit
  • Blerje pajisjesh dhe aseteve të nevojshme për biznesin

Kushtet që ju japin fleksibilitet:

  • Shuma e financimit: deri në 10,000,000 Lekë ose ekuivalentin në EUR
  • Afati i kredisë: deri në 36 muaj
  • Kolaterali: pa kolateral
  • Norma e interesit: konkurruese
  • I dedikuar për klientë me histori aktive transaksionesh dhe veprimtari të qëndrueshme financiare

Informacion shtesë

Për më shumë informacion mbi këtë produkt, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt BKT.
Eja në BKT – Apliko Tani dhe jepi biznesit tënd mbështetjen financiare që meriton me Premium Business Loan.