TRANSFERTAT NDËRKOMBËTARE

TRANSFERTAT NDËRKOMBËTARE TË PARAVE (IMT) DHE SEPA NË BKT

BKT synon të jetë lider në tregun e transfertave ndërkombëtare duke u ofruar klientëve tanë kushtet më të mira dhe më të përshtatshme.

Bashkëpunimi me një rrjet të madh bankash në mbarë botën mundëson një proces më të lehtë dhe më të sigurt për transfertat tuaja bankare.

  • Dega Internet: BKT e-banking për biznes është një shërbim 24/7 ku mund të kryeni të gjitha transaksionet tuaja bankare nga kudo, në çdo vend të botës, duke qenë kështu më afër me partnerët tuaj të biznesit.
  • Komisione shumë konkurruese: kushte të përmirësuara të punës  kur bëhet fjalë për transfertat e kryera përmes e-banking për biznes, duke ofruar çmimet më konkurruese në treg.
  • Pagesat më të shpejta: të gjitha pagesat e kryera përmes e-banking të biznesit do të arrijnë brenda një dite (express).
  • Komisione të parashikueshme: tani mund të transferoni USD dhe EUR me opsionin ‘OUR’ të Garantuar, duke parapaguar paraprakisht të gjitha komisionet dhe asnjë tarifë nuk do të zbritet nga shuma e dërguar, pavarësisht destinacionit.
  • Rritja e limitit ditor: kompania juaj tani do të mund të transferojë para deri në 10,000,000 ALL brënda ditës. Për klientin korporatë limit më i lartë do të vendoset në bazë të kërkesave të klientit dhe vlerësimit të bankës.

Për informacion më të detajuar ju lutemi kontaktoni degën tuaj për më shumë informacion.

Transfertat SEPA në BKT

BKT operon me transfertat sipas standardeve të përcaktuara në zonën SEPA (Single Euro Payments Area), duke siguruar përfitime të qarta për klientët.

  • Pagesa të standardizuara: Mundësi për të kryer dhe marrë pagesa në euro me kushte të unifikuara në të gjitha vendet pjesëmarrëse SEPA.
  • Përpunim më i shpejtë: Shumica e transfertave SEPA përpunohen brenda një dite pune.
  • Tarifa transparente: Për pagesat ndërkufitare në euro aplikohen tarifa të njëjta me pagesat vendase në euro.
  • Pagesa të bazuara në IBAN dhe BIC: Transfertat SEPA kërkojnë përdorimin e Numrit IBAN (International Bank Account Number) dhe BIC (Bank Identifier Code).
  • Pagesat SEPA dalëse: Tarifat nuk duhet të tejkalojnë kufijtë e zbatuar për pagesat vendase në euro përpunuar përmes sistemeve të Bankës së Shqipërisë (AIPS/ACH).
  • Pagesat SEPA hyrëse: Nëse aplikohen tarifa, ato nuk duhet të kalojnë 3-euro për transaksion.

Për informacion më të detajuar, ju lutemi referojuni Kushteve tona të Punës.