E-Shërbimet

Mënyra të Reja për Pagesa/Transferta Dixhitale nga Llogaria në Llogari

Në funksion të përmirësimit të përvojës së klientit dhe ofrimit të mënyrave moderne të pagesës, BKT ofron zgjidhje dixhitale që mundësojnë pranimin dhe realizimin e pagesave në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe pa përdorim cash.

Këto shërbime fokusohen në lehtësimin e ndërveprimit me klientin final, duke ofruar procese të thjeshta pagese, përpunim të menjëhershëm dhe eksperiencë të përmirësuar në çdo kanal.
 

Pagesa me QR

Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve për klientët biznes dhe ofrimit të zgjidhjeve sa më moderne e efikase për menaxhimin e arkëtimeve, BKT ka zhvilluar dhe vënë në funksion shërbimin “Pagesa me QR”. Ky shërbim synon të modernizojë mënyrën e arkëtimit të pagesave që janë të destinuara të bëhen në para në dorë (cash) nga konsumatorët dhe të thjeshtojë ndjeshëm proceset e përditshme financiare të bizneseve.

Pagesa me QR u mundëson bizneseve të pranojnë arkëtime në mënyrë të menjëhershme përmes aplikacionit BKT Smart, duke shmangur përdorimin e cash‑it dhe duke përmirësuar eficiencën operative.

Shërbimi është veçanërisht i përshtatshëm për biznese me volum të lartë faturash dhe arkëtimesh ditore të cilat bëhen me para në dorë (cash), pasi ofron automatizim, transparencë dhe përditësim të menjëhershëm të arkëtimeve.

Nëse biznesi ka integrim me sistemin e tij financiar/ERP (si Financa 5, Profisc etj.), statusi i faturës përditësohet automatikisht si “e paguar”, duke eliminuar nevojën për regjistrime manuale nga ana e ekonomisteve.

Avantazhet e shërbimit
  • Zero komision mirëmbajtje
  • Zero komision instalimi nga banka
  • Pa nevojë për blerje pajisjesh
  • Komisione më të ulëta se pagesat me POS
  • Automatizim të procesit të arkëtimit të faturave
  • Arkëtim të menjëhershëm në llogarinë bankare
  • Rikonsilim më i thjeshtë dhe reduktim të gabimeve manuale
  • Përditësim automatik të statusit të faturave në sistemin financiar kontabël (ERP)
  • Transparencë dhe gjurmueshmëri të plotë të transaksioneve
Ku ofrohet shërbimi?
Pagesa me QR është e disponueshme për bizneset përmes:
  • BKT Smart Biznes
  • Degën Internet për Bizneset
  • Në Degët e BKT për ato raste kur nevojitet asistencë nga stafi i BKT për aktivizim dhe konfigurim e shërbimit.
Kujt i përshtatet Pagesa me QR?
Ky shërbim është ideal për:
  • Biznese me volum të lartë arkëtimesh ditore si psh bare, restorante, supermarkete etj
  • Subjekte që dëshirojnë të eliminojnë pagesat cash
  • Biznese që kërkojnë integrim të drejtpërdrejtë bankë–ERP dhe raportim në kohë reale
Për hapat e aktivizimit të shërbimit klikoni linkun:
Si të pranosh Pagesat me QR në Dega Internet Biznes?

Për hapat e pranimit të pagesës së faturës klikoni linkun:
Si të pranojmë pagesat e faturave nëpërmjet BKT Smart?

 

Smart Klik

Smart Klik është një shërbim pagese nga llogaria në llogari, i cili u mundëson bizneseve të pranojnë pagesa nga klientët në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt përmes një butoni pagese të integruar në aplikacionin/faqen zyrtare në internet të tregtarit.

Ky funksionalitet krijon një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për të realizuar pagesa online, duke i lejuar klientët individë të klikojnë butonin e pagesës dhe të ridrejtohen automatikisht në aplikacionin BKT Smart, ku mund të përfundojnë pagesën në mënyrë të menjëhershme.

Shërbimi “Smart Klik” është ideal për tregtarët që operojnë online (zotërojnë një aplikacion/ faqe zyrtare në internet ku ofrojnë produkte/shërbime) dhe kërkojnë një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe efikase për të pranuar pagesa pa pasur nevojë për integrime komplekse.

Avantazhet e shërbimit
  • Zero komision mirëmbajtje
  • Zero komision instalimi nga banka
  • Pa nevojë për blerje pajisjesh
  • Komisione më të ulëta se pagesat me kartë
  • Integrim i thjeshtë dhe i shpejtë
  • Redukton gabimet dhe kostot operacionale
  • Përvojë e përmirësuar për klientin
Aktivizimi i shërbimit kryhet me kërkesë nga biznesi, i cili mund të:
  • Dërgojë kërkesën në degën më të afërt
  • Ose të kontaktojë Contact Center në numër Tel: +355 42 266 288 ose Email: callcenter@bkt.com.al

Smart Scan

Smart Scan është një shërbim pagese nga llogaria në llogari, i cili u mundëson bizneseve të pranojnë pagesa nga klientët individë në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt përmes skanimit të një kodi QR në faqen e tyre të internetit.

Ky funksionalitet krijon një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për të realizuar pagesa pa para në dorë, pa patur nevojë për kartë dhe shërbim e-commerce, duke i lejuar klientët individë të skanojnë kodin QR përmes aplikacionit bankar dhe të kryejnë pagesën menjëherë.

Shërbimi “Smart Scan” është ideal për tregtarët që operojnë online (zotërojnë një faqe zyrtare në internet ku ofrojnë produkte/shërbime) dhe kërkojnë një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe efikase për të pranuar pagesa përmes faqes së tyre.

Avantazhet e shërbimit
  • Zero komision mirëmbajtje
  • Zero komision instalimi nga banka
  • Pa nevojë për blerje pajisjesh
  • Komisione më të ulëta se pagesat me kartë
  • Integrim i thjeshtë dhe i shpejtë
  • Redukton gabimet dhe kostot operacionale
  • Përvojë e përmirësuar për klientin
Aktivizimi i shërbimit kryhet me kërkesë nga biznesi, i cili mund të:
  • Dërgojë kërkesën në degën më të afërt të bankës
  • Ose të kontaktojë Contact Center në numër Tel: +355 42 266 288 ose Email: callcenter@bkt.com.al

Shërbime të integruara me platformat financiare/kontabël

Në funksion të rritjes së efikasitetit operacional dhe automatizimit të proceseve financiare, BKT ofron shërbime që mundësojnë integrimin e drejtpërdrejtë midis bankës dhe sistemeve financiare/kontabël të biznesit.

Këto zgjidhje ndihmojnë në reduktimin e proceseve manuale, përditësimin automatik të dhënave dhe përmirësimin e kontrollit financiar.
 

Pulsi i Llogarisë

Pulsi i Llogarisë është një funksionalitet që u mundëson bizneseve të marrin informacion të detajuar, mbi lëvizjet bankare debitim dhe kreditim të kryera në llogaritë e biznesit. Të dhënat transmetohen drejt platformës financiare, duke eliminuar proceset manuale dhe duke rritur efikasitetin në menaxhimin ditor të financave.

Shërbimi mundëson shkëmbimin e të dhënave për të gjitha veprimet debitore dhe kreditore në llogarinë e biznesit nga BKT drejt sistemit financiar/kontabël (ERP) të biznesit, duke krijuar një proces të vazhdueshëm, të sigurt dhe plotësisht të automatizuar të përditësimit dhe rikonsilimit të librave financiarë.

Shërbimi “Pulsi i Llogarisë” është ideal për bizneset që përdorin sisteme financiare/kontabël (ERP) dhe kërkojnë të automatizojnë marrjen e të dhënave bankare, duke siguruar përditësim të të dhënave dhe menaxhim më efikas të financave.

Avantazhet e shërbimit
  • Automatizim i proceseve financiare – Eliminon hedhjen manuale të të dhënave, duke kursyer kohë dhe burime.
  • Rikonsilim më i shpejtë dhe më i saktë – Sinkronizim automatik i veprimeve debitore/kreditore që ul gabimet dhe përshpejton procesin e rikonsilimeve.
  • Transparencë dhe kontroll i vazhdueshëm – Akses i përditësuar në lëvizjet dhe balancat e llogarisë përmes platformës finaniare
  • Integrim i drejtpërdrejtë me sistemet ekzistuese – Funksionon pa ndryshuar mënyrën e punës, përmes lidhjes me programet financiare si Profisc dhe Financa 5
  • Siguri dhe kontroll i plotë i aksesit – Aktivizohet vetëm nga përdorues të autorizuar, duke garantuar shkëmbim të sigurt të të dhënave.
  • Vendimmarrje më e informuar – Të dhënat e përditësuara ndihmojnë biznesin të menaxhojë më mirë likuiditetin, pagesat dhe planifikimin financiar.
Si kryhet aktivizimi i shërbimit Pulsi i Llogarisë?

Aktivizimi kryhet përmes menusë së dedikuar për integrimin me palët e treta, në Dega Internet Biznes. Shërbimi mund të aktivizohet nga përdoruesit e Degës Internet Biznes të pajisur me rolin BEB Supervizor, të cilët kanë të drejta administrimi mbi llogaritë e biznesit.

Shërbimi Pulsi i Llogarisë aktivizohet lehtësisht nga përdoruesit e autorizuar (BEB Supervizor), pas hyrjes në platformën Degë Internet Biznes, ku ata mund të:
  • Zgjedhin ofruesin e shërbimit (si Profisc dhe Financa 5).
  • Përcaktojnë llogaritë që dëshirojnë të aktivizojnë shërbimin.
  • Përcaktojnë planin e abonimit të ofruesit.
  • Autorizojnë aksesin e platformës financiare për marrjen e të dhënave në mënyrë të sigurt.
Pas aktivizimit, informacionet e llogarisë përditësohen automatikisht në platformën ERP, duke mundësuar monitorim dhe rikonsilim në kohë reale.

Për hapat e aktivizimit të shërbimit klikoni linkun
Si të aktivizosh shërbimin Pulsi i Llogarisë në Degën Internet për Bizneset?.
 

Faturat Direkte

Fatura Direkt është një shërbim dixhital i dedikuar për klientët biznes të BKT, i cili mundëson pagesën e faturave të fiskalizuara në mënyrë të automatizuar përmes integrimit të sistemeve financiare/kontabël (ERP) të biznesit me Degën Internet për Bizneset.

Përmes Fatura Direkt, bizneset përgatisin faturat e fiskalizuara në sistemin e tyre financiar (p.sh. Profisc ) dhe i dërgojnë ato automatikisht në sistemin e BKT për pagesë. Përdoruesi i autorizuar në Degën Internet mjafton të hyjë në platformë, të rishikojë faturat dhe t’i aprovojë ato për pagesë me një veprim të vetëm.

Fatura Direkt është ideale për biznese që kryejnë pagesa të shpeshta faturash dhe kërkojnë automatizim, kontroll dhe eficiencë më të lartë në menaxhimin financiar.

Avantazhet e shërbimit
  • Eliminim i hedhjes manuale të të dhënave të faturës.
  • Reduktim i gabimeve dhe optimizim i proceseve kontabël.
  • Rakordim më i lehtë i faturave me pagesat.
  • Pagesë e shpejtë dhe e sigurt e faturave të fiskalizuara.
  • Transparencë dhe gjurmueshmëri e plotë e veprimeve.
Hapat e pagesës për Fatura Direkt
  1. Biznesi përgatit faturat e fiskalizuara në sistemin (ERP)e tij.
  2. Faturat dërgohen automatikisht në BKT përmes integrimit.
  3. Përdoruesi i biznesit i rishikon faturat në Degën Internet.
  4. Pagesa kryhet pas aprovimit nga përdoruesi i autorizuar. 
Për hapat e aktivizimit të shërbimit klikoni linkun
Si të aktivizosh shërbimin për Fatura Direkt nga Dega Internet për Bizneset?

Për hapat e realizimit të pagesës së Faturave Direkt klikoni linkun
Si të kryesh pagesat për faturat direkte në Dega Internet për Bizneset?

 

Paga Ekspres

Paga Ekspres është një shërbim digjital i krijuar për klientët biznes të BKT, që lehtëson dhe automatizon procesin e pagesës së pagave përmes lidhjes së drejtpërdrejtë midis sistemeve financiare/ERP të biznesit dhe Degës Internet për Bizneset.

Nëpërmjet këtij shërbimi, bizneset përgatisin dhe menaxhojnë listat e pagave në platformën e tyre financiare (p.sh. Profisc), të cilat transmetohen automatikisht në BKT për procesim. Pas dërgimit, listat e pagave shfaqen menjëherë në Degën Internet për aprovim, ku përdoruesi i autorizuar mund t’i kontrollojë dhe t’i miratojë në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.

Paga Ekspres është ideale për biznese që kanë numër të konsiderueshëm punonjësish dhe kërkojnë një proces të shpejtë, të sigurt dhe të kontrolluar për pagesën e pagave.

Avantazhet e shërbimit
  • Automatizim të plotë të procesit të kalimit të pagave.
  • Eliminim të hedhjes manuale të listave të pagave në bankë.
  • Reduktim të gabimeve dhe kursim kohe operacionale.
  • Kontroll dhe transparencë përpara ekzekutimit të pagave.
  • Gjurmueshmëri të plotë të veprimeve.
Hapat kryesorë të aprovimit të pagave:
  1. Biznesi përgatit listën e pagave në sistemin e tij financiar.
  2. Lista e pagave dërgohet automatikisht në BKT përmes integrimit.
  3. Përdoruesi i biznesit rishikon detajet e pagesës në Degën Internet.
  4. Kalimi pagave kryhet pas aprovimit nga përdoruesi i autorizuar. 
Për hapat e aktivizimit të shërbimit klikoni linkun
Si të aktivizosh shërbimin për Paga Ekspres nga Dega Internet për Bizneset?