Fushata “Bonus për Klientët e Rinj në BKT Smart/Dega Internet”
BKT shpërblen klientët e rinj që regjistrohen në aplikacionin BKT Smart ose Dega Internet me një bonus deri në 3,000 Lekë, që përfshihet në transaksione të ndryshme gjatë periudhës së fushatës:
- 200 Lekë bonus për transaksionin e parë të kryer me BKT Smart ose Dega Internet në secilën kategori të pranueshme
- Deri në 15 kategori të ndryshme, duke bërë të mundur fitimin e një bonusi maksimal deri në 3,000 Lekë
Termat & Kushtet
1. Periudha e Fushatës
Fushata zhvillohet nga 1 Tetor deri më 30 Nëntor 2025. Vetëm transaksionet e kryera për herë të parë në BKT Smart ose Dega Internet gjatë kësaj periudhe janë të vlefshme.
2. Pjesëmarrësit
- Fushata është e hapur vetëm për klientë individë të cilët regjistrohen për herë të parë në BKT Smart ose Dega Internet
- Klientët e regjistruar përmes Digital Onboarding përjashtohen nga kjo fushatë.
- Çdo individ mund të përfitojë vetëm një herë bonusin për secilën kategori.
- Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky bonus.
3. Struktura e Bonuseve (deri në 3,000 Lekë në total)
200 Lekë cashback për transaksionin e parë të kryer në secilën kategori të mëposhtme:
- Tërheqje ose depozitim në ATM pa kartë (kliko për të parë video udhëzuese Depozitimi me QR / Tërheqje me QR)
- Pagesa me QR përmes menusë Smart Pay
- Transferta brenda BKT / brenda Shqipërisë / këmbime valutore
- Transferta ndërkombëtare
- Pagesa dogane
- Pagesa thesari / tatime / universitete publike
- Pagesa sigurimesh
- Pagesa e-Albania
- Pagesa gjobe trafiku
- Rimbushje telefoni
- Pagesa abonimesh TV (Tring & Digitalb)
- Pagesa faturash
- Hapje fond pensioni privat vullnetar*
- Hapje llogarie kursimi*
- Hapje depozite*
*Produktet (Hapje fond pensioni privat vullnetar, Hapje llogarie kursimi, Hapje depozite) duhet të mbeten aktive deri në fund të periudhës së fushatës përpara dhënies së bonusit.
Minimumi i shumës së transaksionit per kategoritë e veprimeve të përcaktuara në vijim duhet të jetë 2000 Lekë
- Tërheqje ose depozitim në ATM pa kartë
- Pagesa me QR përmes menusë Smart Pay
- Transferta brenda BKT / brenda Shqipërisë / këmbime valutore
- Transferta ndërkombëtare
- Pagesa dogane
- Pagesa thesari / tatime / universitete publike
4. Shpërndarja e Bonuseve
- Bonuset janë të pavarura nga njëra-tjetra. Klienti përfiton ato bonuse për të cilat plotëson kushtet, pa qenë e nevojshme të ketë përfituar një bonus tjetër.
- Bonusi kreditohet në llogarinë rrjedhëse të klientit në monedhën LEK, pranë BKT gjatë muajit Dhjetor 2025.
- Nëse llogaria mbyllet përpara se të kryhet shpërndarja e bonusit, bonusi nuk përfitohet.
- Vlerës së përfituar do t’i mbahet tatimi në burim në masën 15%.
Për më shumë informacion ju lutemi na kontaktoni në info@bkt.com.al ose +355 4 22 66 288