Dega Internet

Informacione të përgjithshme

BKT Dega Internet është në shërbimin tuaj 24 orë. Ti mund të kryesh shumë lehtë çdo transaksion bankar kudo, të duhet vetëm një kompjuter.

Lidhur me mënyrën e operimint në BKT Dega Internet të lutem referojuni manualit të detajuar:
Manual Përdorimi

Për më shumë informacion për çdo problem, kërkesë ose ndihmë teknike, mund të telefonosh në BKT Contact Center, në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288, në shërbim 24 orë çdo ditë.

Nëse je klient individ i BKT, ke të firmosur KSHBI (versionin 002 ose me të lartë) dhe ke të regjistruar numrin tënd personal të telefonit në degë, ti mund të jesh përdorues i BKT Dega Internet. Për të bërë regjistrimin, duhet të pajisesh me numrin e klientit, ose në vend të tij mund të vendosësh numrin personal të kartës së identitetit.

Numri i klientit është një numër i cili ju jepet kur hapni një llogari në BKT dhe është numri 9-shifror pjesë e numrit të llogarisë. Numri i klientit përdoret në hapin e parë të proçesit të hyrjes.
Në vend të tij ju mund të vendosësh edhe numrin personal të kartës së identitetit.

Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që duhet të krijosh gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tënde.

FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të hyrjes në BKT Dega Internet. Kërkohet të vendoset Fjalëkalimi që të dërgohet në celularin tënd nëpërmjet mesazhit në momentin e hyrjes.

Tastiera virtuale është një aplikim opsional që ti mund të përdorësh për të shmangur rrezikun e ndonjë sulmi të të dhënave të identifikimit.

Nëse harron fjalëkalimin, kliko direkt tek opsioni S’kujtoj fjalëkalimin dhe ndiq hapat pasuese. Nëse shfaqet mesazhi për të kontaktuar me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288, lutemi kontakto me shërbimin e Contact Center. Gjithashtu edhe nëse të është bllokuar llogaria në Degën Internet, lutemi të kontaktosh sërish me shërbimin e klientit BKT Contact Center në numrin
+355 (0) 4 2266 288.

Nëse gjatë logimit në Dega Internet nuk merr ndonjë mesazh FNP, atëherë kontrollo nëse je brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plot. Mund të bësh edhe nje rindezje të apartit tënd celular dhe të provosh përseri hyrjen

Nëse do të ndryshosh fjalëkalimin, duhet të shkosh tek opsioni Personalizime në Degën Internet. Ose direkt në opsionin S’kujtoj fjalëkalimin në dritaren hyrëse të BKT Degës Internet. Për arsye sigurie, do të kërkohet të ndryshosh fjalëkalimin tënd çdo 120 ditë.

Në rast se humbet celularin, duhet të mbyllësh kartën SIM sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur ndonjë rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e hyrjes.

Nëse merr një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk je përpjekur të hysh në Degën Internet, lutemi të përpiqesh të ndryshosh fjalëkalimin nëse është e mundur dhe/ose kontakto me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288, në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e llogarisë. Për detaje mbi këshillat për sigurinë e BKT Dega Internet mund ti gjesh tek “Udhëzime mbi Sigurinë”.

Ti mund të aksesosh BKT Dega Internet dhe nga jashtë Shqiperisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njëjtin numër celulari të regjistruar në sistemin e BKT dhe të jetë aktiv.

Sugjerohet që logimi në BKT Dega Internet të aksesohet me Google Chrome, Mozilla Firefox, Opera, Safari dhe Internet Explorer.

Ti mund të përdorësh BKT Dega Internet për gjatë të gjithë 24 orëshit. Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. (Sqarim: Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve të bankës, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë). Transaksionet mund t’i kontrollosh duke vizituar menunë Llogaritë/ Llogaritë Rrjedhëse/ Veprimet e Llogarisë ose të gjenerosh pasqyrën e llogarisë tek “Pasqyra e llogarisë”. Nëse nuk mund të kryesh një transaksion financiar, do të informohesh me një mesazh gabimi specifik për arsyen. Nëse shfaqet një mesazh gabimi i përgjithshëm lutemi të kontaktosh për detaje me BKT Contact Center në numrin e telefonit
+355 (0) 4 2266 288.

BKT ofron edhe shërbimin Njoftimeve të zgjuara, të cilat janë njoftime të shkurtra informuese që vijnë në aparatin celular ku ke hyrë për herë të fundit në BKT Smart. Njoftimet janë të kategorive të ndryshme dhe ti mund të zgjedhësh nga lista se për cilat aktivitete financiare dëshiron të informohesh. Njoftimet e dërguara do të jenë të personalizuara dhe mund të përzgjedhësh tipet e njoftimeve sipas preferencave nëpërmjet menusë Perasonalizime/ Njoftime të zgjuara/ Konfiguro në BKT Dega Internet. Lista e Njoftimeve të dërguara mund të shihet edhe online. Ky shërbim do ofrohet falas.

Për secilën menu, ka një opsion ndihmë “?”. E gjen në krye të çdo faqeje dhe jep detaje për menunë që dëshiron të përdorësh.

Ti mund të dërgosh ankesën ose sugjerimin tënd duke plotësuar formularin ankesë/sugjerim në faqen zyrtare në link-un:https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa-forme ose mund të klikosh Kontaktet e cila është e vendosur në krye të faqes në Degën ‘Internet’, për të lënë një mesazh.

Gjithashtu mund të kontaktosh shërbimin Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288 për të raportuar ankesën/sugjerimin tuaj 24 orë në 7 ditë të javës, nëpërmjet email-it në adresën callcenter@bkt.com.al; info@bkt.com.al, në rrjetet sociale të Bankës Kombëtare Tregtare ose mund të na shkruani në numrin tonë WhatsApp +355674000018.