Llogari rrjedhëse

Llogari Rrjedhëse

Funksioni kryesor i të gjitha llogarive është mbajtja dhe ruajtja në mënyrë të sigurt e parave. Në varësi të llojit, llogaria mund të aksesohet dhe përdoret për veprime të ndryshme bankare. Llogaria rrjedhëse është llogaria më fleksibël, me akses dhe përdorim maksimal.

Çdo marrëdhënie me bankën fillon dhe është e lidhur me llogarinë. Llogaria shërben për të ruajtur të sigurta paratë tuaja dhe për ti përdorur ato sa herë ju nevojiten, për të paguar faturat, kredinë apo kartën e kreditit, për të hapur depozita, për të paguar për blerjet tuaja me anë të kartës së debitit.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – www.asd.gov.al

Përdorimi

Ju mund të përdorni llogarinë rrjedhëse për veprime të ndryshme bankare si:

  • Depozitime dhe tërheqje
  • Transferta brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa për të tretët
  • Pagesa fature
  • Debitim direkt (pagesa automatike fature)
  • Pagesa periodike (në shuma fikse, brenda BKT-së)
  • Pagesë kredie
  • Pagesë karte krediti

Siguroni akses mbi llogarinë tuaj nëpërmjet:

  • Degëve / filialeve të BKT
  • Degës “Internet” 
  • BKT Smart
  • ATM-ve të BKT-së dhe bankave të tjera, me kartën e debitit BanKomaT

Paguani cash nga llogaria juaj me:

  • Çek Bankar

Avantazhet

  • Fleksibilitet: Kryeni veprime në çdo moment, në çdo degë në Shqipëri dhe kudo ndodheni me degën “Internet”.
  • Transparencë: Informohuni për gjendjen dhe veprimet e kryera në llogari në çdo kohë.
  • Komoditet: Lehtësohuni nga mbajtja e parave. Me kartën e debitit tërhiqni cash në ATM dhe bëni pagesa për blerje nëpërmjet POS.

Përfitimet

  • Kartë Debiti Falas – Mastercard contactless, Maestro ose Visa Electron. Karta e debitit është portofoli juaj i ri. Ju mund të tërhiqni para 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe mund të paguani kudo ku shikoni logon Master Card/ Visa. Në Atm-të e BKT ju mund të tërhiqni Lek ose Euro, jo vetëm nga llogaria kryesore por edhe nga 3 llogari të tjera, te cilat mund t’i lidhni me kartën.
  • Dega “Internet” – Banka në kompjuterin tuaj!
  • BKT Smart – Aplikacioni bankar më i zgjuar në celularin tënd!
  • Debitimi Direkt Falas – pagesë automatike e faturave. Nuk keni pse stresoheni më çdo muaj pasi tashmë Banka do të paguajë faturat për ju. 
  • Pagesa Periodike në shuma fikse për pagesa qeraje, abonime mujore, pagesa shkolle, pagesa kredie, kursime, etj., direkt nga llogaria rrjedhëse.
  • Transferta në nisje dhe në mbërritje, brenda dhe jashtë vendit, me komisione shumë konkuruese.

Si të hapni një llogari rrjedhëse?

  • Aplikoni në një nga degët e BKT duke u paraqitur me dokument të vlefshëm identifikimi*.
  • Dhe nëse tashmë jeni klient i BKT mund t’i hapni vetë llogaritë tuaja, duke përdorur Degën “Internet” ose aplikacionin BKT Smart
 

Dokumentacioni i nevojshëm për hapjen e llogarisë rrjedhëse:

Për individët me moshë >= 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Kartë Identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF forma e fimosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse
Për individët me moshë 16-18 vjeç, me të drejta të kufizuara për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Kartë identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i prindit apo kujdestarit ligjor
  • KSHBI e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF forma e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse
Për individët me moshë 14-16 vjeç, me të drejta të kufizuara për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Çertifikatë Lindje e 3 muajve të fundit ose Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i prindit apo kujdestarit ligjor
  • KSHBI e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF forma e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse
Për individët me moshë nën 14 Vjeç:
  • Dokument Identifikimi (Çertifikatë Lindje e 3 muajve të fundit ose Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i Aplikantit (prindi apo kujdestari ligjor)
  • Çertifikatë Familjare (nevojitet për identifikimin e prindërve)
  • CIF forma e firmosur nga prindi apo kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) e firmosur nga prindi apo kujdestari ligjor
  • KSHBI e firmosur nga prindi/ kujdestari ligjor /Kontratë Depozite Fëmija Im e firmosur nga prindi/ kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse
Individë me Zotësi të Kufizuar juridike për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Letërnjoftim /Kartë Identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i kujdestari ligjor
  • Vendim Gjykate për emërimin e kujdestarit ligjor
  • KSHBI e firmosur nga kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga kujdestari ligjor
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse
Për individë jorezidentë:
  • Mjet Identifikimi
  1. Pasaportë, brenda afatit të skadencës.
  2. ID, kartë identiteti (vetëm për vendet e BE-së), brenda afatit të skadencës.
  • Leje pune
  • Leje qëndrimi
  • Kontratë pune
  • Kontratë qeraje
  • Kodi Fiskal
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse

Për individët me shtetësi amerikane:

      1. Shtetas amerikanë taksapagues:
  • Forma W9 – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj (si, Emri, Adresa, TIN) dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Deklarata e Pëlqimit – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Mjet identifikimi
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari I  CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse
      2. Shtetas amerikanë jo taksapagues:
  • Forma W8BEN – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj (si, Emri, Adresa) dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Deklarata e Pëlqimit – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Mjet identifikimi
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari I  CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Rrjedhëse
Për individët që perfaqësohen me prokurë, për përfaqësuesin kërkohet:
  • Mjet identifikimi I vlefshëm I përfaqësuesit (Kartë Identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • KSHBI e firmosur nga klienti (përfaqësuesi) (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (përfaqësuesi) (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari I  CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga klienti (përfaqësuesi)
  • Prokurë e vlefshme
Ju lutemi shkarkoni dokumentin që përmban informacion mbi tarifat.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al