Aktivitete Promocionale

Shpërblime

BKT shpërblen klientët e saj besnik.

Ne ofrojmë forma të ndryshme lojra promocionale, ku çdo klient mund ta gjej veten automatikisht pjesë e njërës prej tyre.

Për të fituar duhet të bëhesh pjesë e lojës promocionale, dhe qe të bëhesh pjesë duhet të plotësosh kushtet duke përdorur produktet bankare.

Nëse të mungon vetëm një transaksion nxito ta kryesh, apo të duhet edhe një produkt eja dhe merre dhe jepi vetes shancin të jesh ti fituesi.

Autorizimi i Lojës Promocionale

Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 2015/2 prot, dt. 18/12/2019, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me lojën promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare të ofruar nga BKT për klientët e saj.

“Aktivitete Promocionale”, organizohet në formën e lojës me tërheqje të numrave ku numri i biletës fituese formohet nga përzgjedhje rastësore e tyre, sipas kritere të mirëpërcaktuara për secilin çmim. Çdo transaksion ose klient që plotëson kriteret e çmimit gjeneron një numër i cili vlen si një numër bilete për pjesëmarrje në lojë. Të gjitha biletat e vlefshme grumbullohen në bazë kalendarike të specifikuar për çdo çmim, nga të cilat përzgjidhen fituesit sipas çmimeve të listuara në vijim.