Aktivitete Promocionale 2020

Aktivitetet Promocionale 2020

  • BKT shpërblen klientët e saj besnik.
  • Ne ofrojmë forma të ndryshme lojra promocionale, ku çdo klient mund ta gjej veten automatikisht pjesë e njërës prej tyre.
  • Për të fituar duhet të bëhesh pjesë e lojës promocionale, dhe qe të bëhesh pjesë duhet të plotësosh kushtet duke përdorur produktet bankare.
  • Nëse të mungon vetëm një transaksion nxito ta kryesh, apo të duhet edhe një produkt eja dhe merre dhe jepi vetes shancin të jesh ti fituesi.

Autorizimi i Lojës Promocionale

Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 2015/2 prot, dt. 18/12/2019, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me lojën promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare të ofruar nga BKT për klientët e saj.

“Loja Promocionale 2020”, organizohet në formën e lojës me tërheqje të numrave ku numri i biletës fituese formohet nga përzgjedhje rastësore e tyre, sipas kritere të mirëpërcaktuara për secilin çmim. Çdo transaksion ose klient që plotëson kriteret e çmimit gjeneron një numër i cili vlen si një numër bilete për pjesëmarrje në lojë. Të gjitha biletat e vlefshme grumbullohen në bazë kalendarike të specifikuar për çdo çmim, nga të cilat përzgjidhen fituesit sipas çmimeve të listuara në vijim.

Kohëzgjatja e Lojës Promocionale

Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Janar 2020 deri më 31 Dhjetor 2020.

Loja Promocionale e Shërbimeve Bankare dhe Kartat Prima Falas

Gjatë vitit 2020 loja promocionale do të ofrojë çmimet e mëposhtme:

  1. Çmim për transaksionet e kryera me kartat për individ të BKT (Debiti - identifikuar si BanKomaT; Krediti - identifikuar si Prima) ku shpallet një fitues çdo ditë të muajit për vlerën e transaksionit fitues (max: 100,000 Lekë).
  2. Çmimi për aktivizim dhe përdorim të kartave të kreditit të reja dhe ekzistuese – çdo 3 muaj 1 fitues gjatë 2020.
  3. Çmimi “Iphone 11” për klientët përdorues të aplikacionit BKT Smart - 3 fitues gjatë 2020.
  4. Çmimi “Orë Smart” për rimbushjet të numrit të celularit Albtelecom të kryera nëpërmjet kanaleve On line:
    • Mobile Banking
    • Dega Internet
    • ATM

3 fitues gjatë 2020.

  1. Çmimi “Celular Xiaomi” për transaksionin depozitime cash në ATM-te e BKT-së -3 fitues gjatë 2020.
  2. Çmimi 12.500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv për klientët pagamarrës (ekzistues dhe të rinj) - 3 fitues gjatë 2020.
  3. Çmimi “Kthimi i vlerës të shumës deri në 10,000 Lekë” të pagesave për Faturat Automatike mujore, për klientët individ, të hapura gjatë vitit 2020 – 3 fitues gjatë 2020.
  4. Çmimi “LAPTOP HP” për kryerjen e rimbushjeve të celularëve (të të gjithë operatorëve) dhe pagesa për TV - 3 fitues gjatë 2020.
  5. Çmimi Tablet për klientët pjesë e paketave:
  • Deposit Pack
  • Easy Pack
  • Active Pack
  • Loan Pack
  • Salary Pack

3 fitues gjatë 2020.

  1. Çmimi “Abonim falas për ALB TV për 1 Vit” për pagesë automatike të faturës mujore për Albtelecom, për kontratat e klientëve individ të hapura gjatë vitit 2020 - 3 fitues gjatë 2020

Shpërblimet e Fituesve

Në rast se një biletë shpallet fituese, kontrollohet cili veprim/klient e ka gjeneruar dhe bëhet identifikimi i tij.

Klienti do të kontaktohet nëpërmjet numrit të telefonit të Call Center +355 4 22 66 288 për tu njoftuar për çmimin dhe për të vazhduar me proçedurat më tej. Në disa raste klientit do ti kërkohet të paraqitet në Zyrat Qëndrore të BKT për të tërhequr dhuratën e fituar.

Për çmimet e Klientëve Pagamarrës dhe pagesat e Faturave Automatike mujore, vlera do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit. 

Lista e fituesve do të publikohet në faqen zyrtare të BKT-së.

Fituesit duhet të tërheqin çmimet e tyre me një dokument identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, pjesëmarrësit do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.

Të gjitha shumat e fituara nga llotaria janë subjekt i tatimit të të ardhurave në burim.

Të përgjithshme

Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.

Fituesit e aparateve Telefon, Tablet, Orë smart, Laptop dhe abonim falas për ALB TV për 1 vit, do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim nëse e kanë fituar njëherë këtë çmim brenda vitit 2020.