Pagesa Sigurimesh
Nëpërmjet BKT Smart mund të kryeni në çdo moment pagesat dhe rezervimin e policave të sigurimit në kohë reale, për të gjithë klientët individ. Ky është një shërbim i ofruar nga BKT, në bashkëpunim me disa Shoqëri Sigurimi.
Disa nga produktet e sigurimit që ofrohen nëpërmjet BKT Smart janë:
- Sigurimi i detyrueshëm i mjetit (TPL)
- Sigurimi Minikasko
- Sigurimi i Pronës
- Sigurimi i Shëndetit
- Sigurimi nga Aksidentet Personale
- Sigurimin i Shëndetit në Udhëtim
Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT Smart, nga menuja Smart Sigurime mjafton të zgjidhni tipin e sigurimit që doni të paguani dhe të plotësoni të dhënat bazë të kërkuara në fushat përkatëse.