ATM - Smart BanKomaT

ATM – Smart BanKomaT

Në ATM-të e BKT-së ju mund të përdorni çdo kartë e cila ka logon e VISA ose MasterCard pavarsisht nga banka e cila e ka lëshuar këtë kartë.

ATM-të e BKT-së operojnë 24 orë në ditë. Nëse nuk jeni i pajisur me një kartë Debiti ose Krediti nga BKT mund të bëni kërkesë në varësi të tipit të kartës që ju nevojitet nëpërmjet BKT Dega Internet, BKT ATM network ose në Degën më të afërt.

Logoja e Smart BanKomaT, ju orienton se ku mund të depozitoni para pa limit kohe 24 orë në 7 ditë të javes. Në këtë mënyrë ju kurseni kohë dhe të shijoni lehtësinë e këtij shërbimi.

Smart Bankomat-i njeh dhe numëron kartmonedhat e vendosura dhe llogarit shumën totale për depozitim.

Qindarkat (monedhat metalike) ose kartmonedhat e tjera si USD, GBP etj. nuk pranohen nga kjo pajisje.

Kini parasysh të mos vendosni për depozitim kartmonedha të dëmtuara, grisura apo të zhubrosura.

Sipas rregullores, banka ka detyrim të identifikoj dhe bllokojë kartmonedhat e dyshimta dhe të informojë Bankën e Shqipërisë.