RIMBUSHJE CELULARI PA KARTË (ME PARA CASH)
Një transaksion risi i Smart ATM është RIMBUSHJE CELULARI PA KARTË (ME PARA CASH), e cila shërben për të rimbushur numrin e celularit me parapagesë nëpërmjet depozitimit të parave cash në Smart BanKomaT.Kjo mundësi rimbushje do të mund të kryhet nga të gjithë personat jo klient të BKT-së në Smart BanKomaT në menunë Transaksione pa Kartë – Rimbushje pa kartë.
Klienti ka mundësi të zgjedhë:
- Vetëm Rimbushje
- Rimbushje dhe Aktivizim Pakete
Tashmë rimbushja e numrit me parapagesë mund të kryhet dhe nga nga klientët jo-BKT-së.
Hapat që duhen ndjekur për Rimbushjen pa kartë në Smart BanKomaT janë:
- Klikohet butoni Transaksione pa Kartë në Smart BanKomaT;
- Zgjidhet menuja “Rimbushje pa kartë”;
- Zgjidhet Operatori Celular;
- Vendoset Numri i Celularit dhe klikohet “Vazhdo”;
- Futen në Smart BanKomaT kartëmonedhat që do të shërbejnë për vlerën e rimbushjes;
- Klikohet “Konfirmo” për të vazhduar ose “Shto” nëse klienti dëshiron të fusë kartëmonedha të tjera;
6.1 Zgjidhet “Standart Top Up” | 6.1 Zgjidhet Paketa që duhet të aktivizohet |
6.2 Në detajet e rimbushjes klikohet “Vazhdo” | 6.2 Në detajet e rimbushjes klikohet “Vazhdo” |
Kujdes: Nëse shuma e paketës së aktivizuar është më e vogël se vlera e rimbushjes, shuma e mbetur do të kalojë si rimbushje në numrin celular.
*Transaksioni lejohet të kryhet vetëm në monedhën LEK