Pyetjet më të shpeshta

Si mund të depozitoj në llogarinë time gjatë ditëve të pushimit?

BKT ofron disa mënyra për të depozituar në llogaritë tuaja rrjedhëse në mënyrë që t’ju shërbejë klientëve 24 orë në 7 ditë të javes. Edhe në ditët e pushimit çdo klient mund të përdorë “Smart BanKomaT” për të depozituar në monedhën ALL ose EUR në llogaritë rrjedhëse të lidhura me kartën e debitit të BKT. Për të depozituar në “Smart BanKomaT” duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Vendosni kartën e debitit
  2. Zgjidhni opsionin "Depozito"
  3. Zgjidhni llogarinë ku dëshironi të depozitoni shumën
  4. Vendosni paratë horizontalisht
  5. Aprovoni shumën e numëruar prej ATM-së

Cila është dega/ATM më e afërt e BKT?

Duke përdorur aplikacionin BKT Smart i cili mund të shkarkohet në celularin tuaj Android (PlayStore) ose iOS (AppStore) ju mund të gjeni listën e ATM dhe degëve të BKT dhe gjithashtu të shihni vendndodhjen e tyre në hartë. Për të gjetur ATM më të afërt është e nevojshme vetëm të hapni aplikacionin BKT Smart dhe të rrëshqisni faqen kryesore në të majtë, faqja e dytë do t’ju tregojë ATM më të afërt prej vendodhjes tuaj dhe vendodhjen e saj ekzakte