Politikat e Privatësisë

POLITIKA E PRIVATËSISË

 Banka Kombëtare Tregtare angazhohet të respektojë dhe mbrojë privatësinë dhe të dhënat personale të çdo individi, përfshirë punonjësit, furnitorët, klientët, partnerët e biznesit, klientët e saj.


“Të dhëna personale” është çdo informacion në lidhje me një subjekt të dhënash.

“Të dhëna sensitive” është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.

“Kontrollues” është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që, vetëm apo së bashku me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të fushës, dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj.

“Përpunues” është personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, i cili përpunon të dhëna personale për llogari të kontrolluesit.

“Komisioneri” është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është autoriteti i pavarur që monitoron e mbikëqyr të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale dhe që vepron në përputhje me këtë ligj.

“Subjekt i të dhënave personale” është çdo person fizik, të cilit i përpunohen të dhënat personale.

“Përpunim” është çdo veprim ose një grup veprimesh, që kryhet mbi të dhënat personale ose grupe të dhënash personale, pavarësisht nëse kryhen me mjete të automatizuara ose jo, të tilla, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, përdorimi, përhapja me anë të transmetimit, shpërndarjes ose vënies në dispozicion në ndonjë mënyrë tjetër, lidhja ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi.

“Cenim i të dhënave personale” është çdo cenim i sigurisë, që mund të shkaktojë në mënyrë aksidentale ose të paligjshme shkatërrimin, humbjen, ndryshimin, përhapjen ose aksesin e paautorizuar të të dhënave personale të ruajtura, të transmetuara ose të përpunuara në ndonjë mënyrë tjetër.

“Profilizim” nënkupton çdo formë e përpunimit të automatizuar të të dhënave personale, që konsiston në përdorimin e të dhënave për të vlerësuar aspekte të caktuara që lidhen me një person fizik, veçanërisht për të analizuar ose për të parashikuar aspekte lidhur me performancën në punë, gjendjen ekonomike, shëndetin, preferencat personale, interesat, besueshmërinë, sjelljen, vendndodhjen ose lëvizjet e tij.

“Pseudonimizimi” është përpunimi i të dhënave në mënyrë të tillë që ato të mos i atribuohen një subjekti specifik të dhënash pa përdorimin e informacioneve shtesë, me kusht që ky informacion shtesë të ruhet veçmas e t’u nënshtrohet masave teknike dhe organizative të marra për të siguruar se të dhënat personale nuk mund t’i atribuohen një personi fizik të identifikuar ose të identifikueshëm.

“Marrës” është personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, të cilit i janë përhapur ose vënë në dispozicion të dhënat personale, qoftë ky një palë e tretë ose jo.

“Transferim ndërkombëtar” është dhënia e të dhënave personale marrësve në shtetet e huaja.

“Palë e tretë” është çdo person fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, me përjashtim të subjektit të të dhënave, kontrolluesit, përpunuesit apo personave, i cili, nën autoritetin e drejtpërdrejtë të kontrolluesit ose të përpunuesit, është i autorizuar të përpunojë të dhëna personale.

“Klauzola standarde të mbrojtjes së të dhënave” janë kontratat tip të miratuara dhe të publikuara nga Komisioneri, me qëllim garantimin e mbrojtjes së përshtatshme të të dhënave në transferimet ndërkombëtare të tyre me marrëveshje ndërmjet dërguesit të të dhënave në Republikën e Shqipërisë dhe marrësit të të dhënave në një vend të huaj ose organizatë ndërkombëtare.

“Kufizimi i përpunimit” është shënjimi me qëllim kufizimin e përpunimit në të ardhmen të të dhënave personale të ruajtura.

“Pëlqim” është çdo element tregues i vullnetit të subjektit të të dhënave, i dhënë lirisht, I informuar dhe i qartë, nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me çdo lloj shfaqjeje tjetër të padyshimtë pohuese të vullnetit, shpreh dakordësinë për përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të për një ose më shumë qëllime specifike.

 

Kjo Politikë Privatësie (në vijim, “Politika”) ka për qëllim të informojë mbi mënyrat e mbledhjes, përdorimit dhe përhapjes së të dhënave nga Banka, në përputhje me Ligjin 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Kjo Politikë përshkruan dhe rregullon informimin mbi mënyrat e mbledhjes, përdorimit dhe përhapjes nga Banka të të dhënave, në rastet e përdorimit nga ana juaj të faqes sonë zyrtare të internetit www.bkt.com.al dhe shërbimeve (në vijim, “Shërbimet”) që ne ofrojmë dhe/ose ruajme në serverat tanë.

Banka është e ndërgjegjshme mbi faktin që klientët, punonjësit dhe partnerët e saj kanë nevojë të informohen mbi mënyrën se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj politike është t’ju informojë se si Banka mbledh, përdor, ndan dhe mbron të dhënat tuaja personale dhe përcakton të drejtat tuaja për respektimin e përpunimit të informacionit tuaj personal. Ju lutem, keni parasysh, se kjo Politikë Privatësie aplikohet vetëm për informacionin tuaj personal të marrë nga ne, nuk përfshin informacionin personal që mblidhet nga komunikimi juaj me palët e treta.

 

“Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. (më tej referuar si “BKT”, “Banka”). BKT është person juridik shqiptar, regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (me NIPT J62001011Q).

BKT është një Institucion Financiar Bankar, që në zbatim të teknologjisë moderne, përpiqet gjithmonë të ofrojë shërbime dhe risi në fushën financiare, duke përdorur edhe ato dixhitale, me qëllim përmbushjen e nevojave të sotme dhe të ardhshme të klientëve të saj.

Banka do të veproj si Kontrollues i të Dhënave për ato të dhëna që ju keni dakortësuar të na vini në dispozicion dhe është gjithashtu e regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 124/2004, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

BKT e konsideron mbrojtjen e privatësisë të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është e përkushtuar çdo ditë të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tij.

Banka do të veproj si Kontrollues i të Dhënave për ato të dhëna që ju keni dakortësuar të na vini në dispozicion dhe është gjithashtu e regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga Banka.

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:

  1. përpunimin në mënyrë të drejtë, të ligjshme dhe transparente kundrejt subjektit të të dhënave;
  2. mbledhjen e të dhënave për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e legjitime, si dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
  3. në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
  4. në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe kur është e nevojshme të dhënat duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë ose korigjuar të dhëna të pasakta ose të paplota në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
  5. në mbajtjen në atë formë që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej;
  6. përpunimin në mënyrë të tillë që të garantohet siguria e nevojshme e të dhënave personale, duke përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm dhe humbja ose dëmtimi aksidental.

 

 

Të Dhënat që Përpunohen dhe Qëllimi i përpunimit

Në cilësinë e kontolluesit të të dhënave personale të mbledhura për qëllime të ushtrimit të aktivitetit të saj dhe ofrimit të shërbimeve financiare, Banka përpunon kategoritë e të dhënave personale si vijon:

I. Klientë

Me qëllim menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, i cili mund të mbulojë çdo lloj përpunimi dhe përfshin zhvillimin e marrëdhënieve të reja biznesi, shitjet, marketingun, negocimin e kontratave, kërkimin e tregut, menaxhimin e marrëdhënieve ekzistuese të biznesit, faturimin, shërbimet e klientit, trajtimin e kërkesave dhe përmbushjen e kërkesave ligjore dhe detyrimet rregullatore.

Një përpunim i tillë mbulon të dhënat personale të klientit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

  • gjeneralitete (p.sh. emrin e plotë);
  • adresa kontakti (e-mail, numër telefoni, adresë)
  • informacion fotografik-video (p.sh. imazhe CCTV);
  • informacion financiar që mund të përfshijë, detaje që lidhen me llogaritë bankare, kartën e kreditit ose debitit ose detaje të tjera të instrumenteve të pagesës;
  • kredencialet e llogarisë (p.sh. emri i përdoruesit);
  • Të tjera në varësi të shërbimit/produktit të kërkuar prej klientit.
II. Kandidatë dhe Praktikantë

Me qëllim Menaxhimin e Burimeve Njerëzore si dhe në kuadër të programit të internship-it Banka mund të përpunojë të dhëna për të përmbushur nevojat e rekrutimit dhe menaxhimit te praktikantëve.

Një përpunim i tillë mbulon të dhënat personale të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

  • gjeneralitetet (p.sh. emrin e plotë, moshën dhe datën e lindjes);
  • adresa kontakti (e-mail, numër telefoni, adresë)
  • arsimimi, përvoja profesionale dhe përkatësitë (p.sh. historia e arsimit dhe trajnimit, gjuhët);
  • detajet bazë të burimeve njerëzore (p.sh. pozicioni i punes, roli, vendndodhja, etj.);
  • informacione fotografike-video (p.sh. imazhe CCTV);
  • Të tjera në varësi të plotësimit të këtij qëllimi;
III. Palë të treta/të tjerë

Banka mbledh vetëm ato të dhëna personale të Individeve (jo klientë)dhe/ose palëve të treta me të cilët ajo, hyn në marrëdhënie kontraktore për shkak të veprimtarisë të saj finaciare dhe që janë të nevojshme për realizimin e aktiviteteve apo për plotësimin e nevojave të saj si person juridik tregtar.

Një përpunim i tillë mbulon të dhënat personale të palëve të treta, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

  • gjeneralitet (p.sh. emrin e plotë);
  • aktivitetet e biznesit (p.sh. mallrat ose shërbimet e ofruara);
  • detajet financiare (p.sh. informacioni i llogarisë bankare);
  • informacion fotografik-video (p.sh. imazhe CCTV);
  • Të tjera në varësi të plotësimit të këtij qëllimi;

Mënyrat e mbledhjes së të dhënave nga Banka

Të dhënat personale të cilat kontrollohen nga Banka, mblidhen nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:

I.Direkt nga subjekti i të dhënave
  • Duke plotësuar çdo formular/aplikim në lidhje me çdo shërbim apo produkt bankar pranë degëve të Bankës në territorin e Shqipërisë;
  • Duke kontaktuar një Bankier Personal nëpërmjet telefonit apo e-mailit;
  • Gjatë telefonatave me Stafin e Bankës dhe/ose kur kontaktoni Call Center;
  • Nëpëmjet pjesëmarrjes në konkurse, shorte, evente apo sondazhe;
  • Aplikime punësimi pranë strukturave të Bankës.  
II.Nëpërmjet kanaleve elektronike
  • Gjatë promovimit të shërbimeve dhe produkteve bankare nëpërmjet kanaleve elektronike si: SMS, postë elektronike apo Mediave Sociale (Instagram, Facebook, Linkedin, Twitter, etj.);
  • Nga kontaktimi direkt i subjektit të të dhënave përmes kanaleve elektronike: email, Mediave Sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, Twitter, etj.)
  • Kur përdorin mjete apo platforma të tjera elektronike siç mund të jenë faqe interneti (Websites) apo aplikacione të Bankës (BKT SMART, Dega Internet);
  • Aplikime punësimi nëpërmjet Linkedin ose nëpërmjet postës elektronike etj.;
  • Abonime në buletine, njoftime ose shërbime të tjera online që ne ofrojmë.
III.Nëpërmjet palëve të treta
  • Kur ju hyni në marrëdhënie me bankën nëpërmjet palëve të treta në lidhje ofrimin e shërbimit apo produkti bankar;
  • Kur keni dhënë pëlqimin një palë të tretë për të ndarë informacionin tuaj;
  • Informacioni juaj është publikisht i aksesueshëm;
  • Apo për çdo qëllim tjetër që lidhet më njërën nga opsionet më lart përmendur.
IV.Nëpërmjet video-survejimit të ambienteve të Bankës
Banka mund të mbledhë informacion rreth jush nëpërmjet kamerave CCTV kur ju vizitoni ambientet tona, ose nëpërmjet kamerave të tjera të sigurisë si pjesë e masave tona të sigurisë dhe parandalimit të krimit.
 

Parimet e Përpunimit të të Dhënave Personale

Parimet që Banka ndjek për përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi, standatet e kërkuara nga Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar në të njëjtën kohë standarte të larta sigurie.
Banka ka implemtuar politika sigurie, rregulla, teknika që mbrojnë informacionin personal nga përdorimi i papërshtatshëm apo dhe nga aksesi i pautorizuar etj,. Të gjithë punonjësit tanë dhe përpunuesit e të dhënave, të cilët kanë akses ose lidhje me përpunimin e informacionit tuaj, janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin e të dhënave personale. Ata detyrohen të ruajnë konfindecialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit të tyre.


Përpunimi i të dhënat personale ndodh kur Banka:
  • Ka interes legjitim, për shembull, parandalimin e mashtrimeve, ruajtjen e sigurisë së rrjetit dhe shërbimeve tona, marketing i drejtpërdrejtë dhe përmirësimin e shërbimeve tona. Sa herë mbështetemi në këtë bazë legjitime për të përpunuar të dhënat tuaja, ne bëjmë një vlerësim të interesit të biznesit tonë për t’u siguruar që ky i fundit nuk mbivendoset me të drejtat tuaja. Për më tepër, në disa raste ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë përpunim. Për më tepër informacion, vizitoni seksionin “Të Drejtat e Subjektit të të Dhënave” të kësaj Politike.
  • Është në Pajtueshmëri me një detyrim ligjor, duke përfshirë për shembull kërkesat dhe rregulloret e kontabilitetit dhe taksave në lidhje me komunikimet elektronike dhe shërbimet financiare, të cilat i nënshtrohen politikave të brendshme, proçedurave dhe të drejtës tuaj për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja.
  • Kryen përmbushjen e detyrimeve ligjore me interes publik, për shembull, për të asistuar në zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit, evazionit fiskal dhe krimit financiar, ose për të mbrojtur mirëqenien ekonomike të individëve të caktuar.
  • - Merr pëlqimin nga ana juaj për një apo më shumë qëllime të specifikuara*;
  • Në mënyrë transparente ka dhënë shpjegimin mbi arsyen e përpunimit, së bashku me kontaktet e kontrolluesit në momentin e mbledhjes së të dhënave;
  • Sigurohet që të dhënat tuaja personale janë të mjaftueshme dhe jo të tepruara në lidhje me qëllimet për të cilat përpunohen. Është përgjegjësia juaj të informoni Bankën për çdo pasaktësi ose përditësim të të dhënave tuaja personale. Megjithatë, Banka do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që bazat e të dhënave të saj të jenë sa më të sakta dhe të përditësuara sa të jetë e mundur, duke përfshirë fshirjen e të dhënave tuaja personale të pasakta;
  • Sigurohet që të dhënat tuaja personale nuk do të mbahen për më gjatë se sa është e nevojshme.
Banka, në rastet e përpunimit të të dhënave sensitive, garanton sigurinë e tyre duke informuar dhe udhëzuar vazhdimisht punonjësit përfshirë në përpunim, duke i ruajtur ato në ambiente fizike dhe elektronike të sigurta, si dhe duke i enkriptuar ose pseudonimizuar gjatë transmetimit.

   *Në rast se subjekti i të dhënave është nën 16 vjec të dhënat nuk përpunohen pa marrë pëlqimin për përpunimin e tyre nga prindi ose kujdestari ligjor.

 

Ndarja e të dhënave personale me palë të treta

Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet vetëm nëse këto palë janë të legjitimuara (ligji/kontrata/interes legjitim) dhe veprojnë në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Banka. Banka nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta që nuk janë ofrues shërbimi për Bankën ose nëse ky transmetim nuk është i ligjshëm, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Në çdo rast Banka sigurohet që këto palë të treta përmbushin detyrimet e konfidencialitetit të informacionit dhe zbatojnë masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel të përshtatshëm sigurie ndaj rrezikut, veçanërisht në lidhje me përpunimin, bazuar në legjislacionin ne fuqi.
Kur është e nevojshme, Banka ndan informacionin tuaj kryesisht me:
  • Autoritete mbikqyrëse;
  • Partnerë, furnitorë ose agjentë të përfshirë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që ju përdorni;
  • Kompani të angazhuara për të ofruar shërbime për dhe në emër të BKT-së;
  • Subjekte të legjitimuara për të ekzekutuar detyrimet që keni kundrejt palëve të treta ose organizata të tjera për rekuperimin e borxhit;
  • Agjenci të zbatimit të ligjit, organe qeveritare, organizata rregullatore, gjykata ose autoritete të tjera publike nëse nevojitet, ose nëse jemi të autorizuar me ligj;
  • Një palë të tretë ku një përhapje e tillë është e nevojshme për të përmbushur çdo ligj të zbatueshëm ose kërkesa të tjera ligjore ose rregullatore;
  • Aksionerin e saj, pjesë të grupit të “Çalik Holding”.

Transferimi Ndërkombëtar i të dhënave

Banka për qëllime të ofrimit të shërbimit, mund të kryej transferime ndërkombëtare të të dhënave personale drejt shteteve që ofrojnë nivel të mjaftueshëm të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale bazuar në një vendim të përshtatshmërisë.
Në rastet e Transferimit Ndërkombëtar të të dhënave personale në një shtet, në mungesë të një vendimi përshtatshmërie, Banka mund ta kryej atë nëse garantohen masa te pershtatshme mbrojtese, te zbatohet kushti qe te drejtat dhe mjetet juridike te jene te disponueshme per subjektet te te Dhenave. Masat e pershtatshme mrojtese ne kete rast jane:
  • Autorizohet nga akte ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe që janë të zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë;
  • Disponohen rregulla të detyrueshme të grupit të shoqërive tregtare të miratuara nga Komisioneri;
  • Aplikohen klauzolat standarde per mbrojtjen e te dhenave personale, te publikuara nga Komisioneri;
  • Disponohet nje Kod Sjellje i miratuar nga Komisioneri, së bashku me angazhimet detyruese të palës marrëse në një vend pa mbrojtje të përshtatshme;
  • Disponohet nje mekanizem Certifikimi i miratuar nga Komisioneri së bashku me angazhimet detyruese të palës marrëse në një vend pa mbrojtje të përshtatshme;
Në mungesë të një vendimi përshtatshmërie ose masave të përshtashme mbrojtëse te sipercituara, tranferimi nderkombetar do te behet vetëm nese zbatohet nje nga kushtet e meposhtme:
  • Subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e informuar dhe të qarte për risqet e transferimit ndërkombëtar;
  • Transferimi është i nevojshëm për kryerjen e kontratës ndërmjet subjektit të të dhënave dhe kontrolluesit ose për zbatimin e masave parakontraktore, të marra si përgjigje ndaj kërkesës së subjektit, ose transferimi është i nevojshëm për përmbushjen apo kryerjen e një kontrate ndërmjet kontrolluesit dhe një pale të tretë, në interes të subjektit të të dhënave;
  • Është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave jetësorë të subjektit të të dhënave;
  • Është i nevojshëm apo përbën një kërkesë ligjore për një interes të rëndësishëm publik ose për ushtrimin dhe mbrojtjen e një të drejte ligjore;
  • Është bërë nga një regjistër, i cili është i hapur për këshillime dhe siguron informacion për publikun në përgjithësi;
Në çdo rast, BKT sigurohet që të ketë një kontratë/marrëveshje që përcakton qartë detyrimet e palëve gjatë transferimit të të dhënave. Transferime ndërkombëtare mund të ketë drejt shoqërive me të cilat BKT mund të bashkëpunojë për të bërë të mundur ofrimin e shërbimeve të ndryshme në përputhshmëri me standartet ndërkombëtare.
 

Afatet e Ruajtjes dhe Arkivimit të të dhënave

Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi dhe rregulloret e brendshme përkatëse. Banka nuk do t’a mbajë informacionin tuaj personal më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimin e përpunimin dhe në përputhje me legjislacionin Shqiptar ne fuqi si, duke përfshire por pa u kufizuar në:
  • Kodin Civil në Republikën e Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 9662/2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  • Ligjin nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, të ndryshuar;
  • Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 9154/2003, "Për arkivat”;
Të dhënat nga monitorimi me kamerat e Bankës ruhen 60** (gjashtëdhjetë) dite. Me përmbushjen e këtij afati, cdo regjistrim fshihet në mënyrë automatike pa mundësi rekuperimi.

   **Bazuar në udhëzimin nr. 20 datë 03.08.2012 pika 14 - Afati i ruajtjes për të dhënat audio-vizive të mbledhura nga sistemi i video survejimit të bankës nuk do të tejkalojë një afat maksimal prej 2 muaj.
 

Cookies

Një Cookie është një skedar i vogël që mund të vendoset në pajisjen tuaj me qëllim që t’ju njohim më tepër dhe t’ju kujtojmë në herët e tjera që do të vizitoni faqjen tonë. Ajo dërgohet në shfletuesin tuaj dhe ruhet në “hard diskun” e kompjuterit, në tablet ose në pajisjet e tjera të lëvizshme dhe mund të hiqet në çdo moment.
Qëllimi kryesor i përdorimit të Cookie është funksionaliteti sa më efektiv i faqjes tonë. Kur vizitoni bkt.com.al ne mund të mbledhim informacion nga ju automatikisht përmes cookies. Këto informacione, nuk ju identifikojne drejtpërdrejt, por ofrojnë një përvojë më të personalizuar në internet bazuar në të dhënat e navigimit tuaj në faqe, të cilat perdoren për të kujtuar preferencat ose kërkimet tuaja kur ktheheni në faqen tonë. Cookie-t na ndihmojnë të kuptojmë më mirë vizitorët tanë dhe llojin e përdoruesve në mënyrë që të përmirësojmë faqen tonë të internetit duke ju dhënë një eksperiencë më të mirë lundrimi.
Me hyrjen tuaj ne Web faqen e BKT-së do ju shfaqet një dritare dialoguese ku ju mund të përzgjidhni pranimin ose jo të aktivizimit e Cookies.
Në çdo moment nga ana juaj mund të kryhet çaktivizimi i cookies përmes cilësimeve të shfletuesit, duke marrë në konsideratë faktin që ky veprim do të kryej fshirjen nga memoria e preferencave tuaja.
 

Banka, është e ndërgjegjshme për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale, respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe standardet me të larta të Sigurisë Informatike.  
Banka do të zbatojë masat e duhura teknike dhe organizative të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga humbja aksidentale, ndryshimi, zbulimi ose aksesi i paautorizuar, veçanërisht kur Përpunimi përfshin transmetimin e të dhënave përmes një rrjeti dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshme të përpunimit.
Banka ka ndërmarrë masa që të garantojnë një nivel sigurie të përshtatshëm, të tilla që mund të përfshijnë, sipas rastit:
  • Pseudonimizim dhe kriptim i të dhënave tuaja personale;
  • Aftësia për të siguruar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme të sistemeve dhe shërbimeve të përpunimit;
  • Mundësia për të rivendosur disponueshmërinë dhe aksesin në të dhënat tuaja personale në kohën e duhur në rast të një incidenti fizik ose teknik; ose
  • Proçeset për testimin e rregullt dhe vlerësimin e efektivitetit të masave teknike dhe organizative për garantimin e sigurisë së Përpunimit.
Standardet e sigurisë se Bankes janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e privatësisë dhe të mbrojtjes së të dhënave që janë në fuqi, si dhe me çdo kërkesë kontraktuale të palëve të interesuara.
 

Lidhjet me faqet e tjera

Faqja e internetit (website) i Bankës mund të ketë link te ndonjë Website tjetër internet (si psh.: www.idp.al). Ruajta e privatësisë për të arritur mbrojtjen e dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Banka nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju inkurajon që të lexoni deklaratat përkatëse të privatësisë për këto faqe të tjera të internetit që ju vizitoni, pasi kushtet e këtyre faqeve (website) mund të ndryshojnë nga ato të BKT-së.
 

Në zbatim të Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, në lidhje me të dhënat personale që Banka përpunon, subjekti i të dhënave gëzon disa të drejta, si më poshtë:

E drejta për t’u informuar lidhur me qëllimin dhe bazen ligjore për përpunimin, kontaktet e kontrolluesit, informacion për ekzistencën dhe logjikën e vendimmarrjes automatike dhe profilizimit, të drejtat që subjekti i të dhënave gëzon etj.

E drejta për akses: keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me ju përpunohen nga BKT.

E drejta për të kërkuar korrigjimin dhe fshirjen: në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta, afatet e ruajtjes, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale.

E drejta per tu harruar: sipas së cilës subjekti i të dhënave mund t’i kërkojë kontrolluesit fshirjen e çdo lidhjeje, kopjeje ose riprodhimi të këtyre të dhënave personale si dhe kërkesën që operatorët e motorëve të kërkimit në internet janë të detyruar të fshijnë nga rezultatet që shfaqen pas një kërkimi të kryer në bazë të emrit të subjektit të të dhënave, informacionin, i cili nuk është më aktual me kalimin e kohës, por që, kur gjendet, ka një ndikim negativ të konsiderueshëm në reputacionin e subjektit të të dhënave.

E drejta për kufizimin e përpunimit: në rastet kur subjekti i të dhënave kundërshton saktësinë e të dhënave, kur përpunimi është i paligjshëm dhe në vend të fshirjes kerkohet kufizimi, kur kontrollusit nuk i nevojiten me të dhënat, përgjatë periudhës së trajtimit të një kërkesë nga ana e subjektit të të dhënave nëse arsyet e ligjshme të kontrolluesit kanë përparësi mbi ato të subjektit të të dhënave, apo kur lëshohet një urdhër paraprak kufizimi nga Komisioneri.

E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike: ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të Dhënave.

E drejta për transferueshmerine: ju keni të drejtë të kërkoni që të dhënat që ne disponojmë t’i transferoni në një kontrollues tjetër kur kjo është e mundur nga pikëpamja teknike ose fshirjen e mundshme të të Dhënave nëse janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin.

E drejta për të kundërshtuar: ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të caktuara si marketing.

 

 
 

Për ushtrimin e të drejtave të cituara më sipër, subektet e të dhënave mund të kontaktojne nëpërmjet kanaleve dhe kontakteve si në vijim:

Mënyra e konktaktit Detaje
Adresë postare Banka Kombëtare Tregtare sh.a. 
Rruga e Vilave, Lundër 1, Tiranë, Shqipëri
Adresa e e-mail info@bkt.com.al ose/dhe dpo@bkt.com.al  
Hapsirën e dedikuar në website: https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa
Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale: Blerina Tushe

*Shënim: Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. Gjithashtu, për arsye sigurie, lutemi për dërgimin e kërkesës duhet të përdorni vetëm adresën e email-it që keni deklaruar pranë BKT-se në momentin e regjistrimit si klienti i/e saj. BKT do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit.
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës/ankesës, ne do t’ju dërgojmë infromacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. 
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e BKT ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al .

 

 

Kjo Politikë Privatësie është subjekt i rishikimit të vazhdueshëm për të pasqyruar ndryshime në raport me rritjen dhe zgjerimin e veprimtarisë së Bankës.Çdo përditësim i kësaj Politike do të kryhet në respekt të kuadrit ligjor në fuqi dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Bankës, duke garantuar transparencë dhe përputhje me normat rregullatore.

Kjo Politikë duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të këtij Website dhe Kushtet e Përgjithshme që aplikon BKT sh.a. për klientët e saj.

Banka rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.