BKT Smart

BKT Smart

Informacione të Përgjithshme

BKT Smart është në shërbimin tuaj 24 orë. Ti mund të kryesh shumë lehtë çdo transaksion bankar kudo, të duhet vetëm një telefon i zgjuar. 

Që të hysh ne BKT Smart duhet të shkarkosh instalosh dhe aktivizosh aplikacionin nën emrin BKT Smart të cilin e gjen në App Store dhe Play Store.

Lidhur me mënyrën e operimint në BKT Smart të lutem referoju manualit të detajuar në MANUALE PËRDORIMI

Për më shumë informacion për çdo problem, kërkesë ose ndihmë teknike, mund të telefonosh në BKT Contact Center, në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288, në shërbim 24 orë çdo ditë.

Nëse je klient individ i BKT, ke të firmosur KSHBI (versionin 002 ose me të lartë) dhe ke të regjistruar numrin tënd personal të telefonit në degë, ti mund të jesh përdorues i BKT Smart. Për të bërë regjistrimin, duhet të pajisesh me një kartë dhe me numrin tënd të klientit ose numrin personal të kartës së identitetit.

Numri i klientit është një numër i cili jepet kur hap një llogari në BKT. Numri i klientit përdoret në hapin e parë të proçesit të hyrjes. Në vend të tij mund të përdorësh edhe numrin personal të kartës së identitetit.

Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që duhet të krijosh gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tënde.

FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të hyrjes në BKT Smart. Kërkohet të vendoset Fjalëkalimi që të dërgohet në celularin tënd nëpërmjet mesazhit në momentin e hyrjes.

Nëse harron fjalëkalimin, vendos Numrin e klientit ose numrin personal të kartës së identitetit dhe kliko direkt butonin S’kujtoj Fjalëkalimin dhe nëse shfaqet numri i Contact Center në mesazh ju lutem të kontaktosh me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288. Gjithashtu edhe nëse të është bllokuar llogaria në BKT Smart, ju lutem kontakto sërish me shërbimin e klientit BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288.

Nëse gjatë logimit në BKT Smart nuk merr ndonjë mesazh FNP, atëherë kontrollo nëse je brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plot. Mund të bësh edhe nje rindezje të apartit tënd celular dhe të provosh përseri hyrjen.

Nëse do të ndryshosh fjalëkalimin tënd, duhet të shkosh tek menu-ja e Mbi Sigurinë në BKT Smart. Ose mund të ndryshosh fjalëkalimin tënd duke vendosur Numrin e klientit ose numrin personal të kartës së identitetit dhe kliko butonin S’kujtoj Fjalëkalimin. Për arsye sigurie, do të kërkohet të ndryshosh fjalëkalimin tënd çdo 60 ditë.

Në rast se humbet celularin tënd, duhet të mbyllësh kartën SIM sa më shpejt të jetë e mundur për të evituar ndonjë rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e hyrjes.

Nëse merr një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk je përpjekur të hysh në BKT Smart, lutemi të përpiqesh të ndryshosh fjalëkalimin tëndj nëse është e mundur dhe/ose kontakto me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288, në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e llogarisë. Për detaje mbi këshillat për sigurinë e BKT Smart mund ti gjesh tek “Udhëzimet mbi Sigurinë”.

Ti mund të aksesosh BKT Smart dhe nga jashtë Shqiperisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njëjtin numër celulari të regjistruar në sistemin e BKT dhe të jetë aktiv.

Ti mund të përdorësh BKT Smart për gjatë të gjithë 24 orëshit. Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. (Sqarim: Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve të bankës, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë). Transaksionet mund t’i kontrollosh online duke vizituar menunë Llogaritë/ Llogaritë Rrjedhëse/ Veprimet e Llogarisë ose të gjenerosh pasqyrën e llogarisë tek “Pasqyra e llogarisë”. Nëse nuk mund të kryesh një transaksion financiar, do të informohesh me një mesazh gabimi specifik për arsyen. Nëse shfaqet një mesazh gabimi i përgjithshëm lutemi kontakto për detaje me BKT Contact Center në numrin e telefonit
+355 (0) 4 2266 288.

BKT ofron edhe shërbimin Njoftimeve të zgjuara, të cilat janë njoftime të shkurtra informuese që vijnë në aparatin celular ku ke hyrë për herë të fundit në BKT Smart. Njoftimet janë të kategorive të ndryshme dhe mund të zgjedhësh se për cilat aktivitete financiare dëshiron të informohesh. Njoftimet e dërguara do të jenë të personalizuara dhe mund të përzgjedhësh tipet e njoftimeve sipas preferencave nëpërmjet menusë Informacione/ Njoftime të zgjuara/ Konfiguro në BKT Smart. Lista e Njoftimeve të dërguara mund të shihet edhe online. Ky shërbim do ofrohet falas.

Mund të dërgosh ankesën ose sugjerimin tëndj duke plotësuar formularin ankesë/sugjerim në faqen zyrtare në link-un: https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa-forme
Gjithashtu mund të kontaktosh shërbimin Contact Center në numrin +35542266288 për të raportuar ankesën/sugjerimin tuaj 24 orë në 7 ditë të javës, nëpërmjet email-it në adresën callcenter@bkt.com.al; info@bkt.com.al, në rrjetet sociale të Bankës Kombëtare Tregtare ose mund të na shkruani në numrin tonë WhatsApp  +355674000018.