Udhëzime mbi Sigurinë

Udhëzime mbi Sigurinë

  1. Sigurohuni që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj rregullisht.
  2. Ju lutem mos i jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin ndonjë personi tjetër.
  3. Fjalëkalimet dhe kodet duhet të mbahen sekret - ato nuk duhet të shkruhen ose t’u jepen njerëzve të tjerë për t’u përdorur, e as të jepen nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet email-it. Sigurohuni që askush nuk mund t’ju shoh kur ju shkruani fjalëkalime apo PIN-et tuaja. Fjalëkalimet duhet të jenë të zgjedhura në mënyrë që të mos jenë të lehta për t’u gjetur, duke shmangur informacione standarde personale si ditëlindjen tuaj.
  4. Mos lejoni njerëzit e tjerë të përdorin kartat tuaja - mbajini ato në një vend të sigurtë dhe kontrollojini rregullisht nëse janë në rregull.
  5. Asnjëherë mos jepni të dhëna konfidenciale ose personale me postë elektronike ose me ndonjë mjet tjetër, edhe nëse kërkesa është bërë nga një burim që në dukje është legjitim.
  6. Mos jepni identitetin ose informacione të tjera konfidenciale pa konfirmuar se faqja zyrtare është e sigurtë. Kontrolloni nëse adresa fillon me https:// ndjekur nga emri përkatës i faqes së kërkuar dhe se faqja tregon një dryn në shiritin e saj diku poshtë apo e sipër.
  7. Mos lejoni asnje person tjetër të përdori pajisjen tuaj ndërkohë që ju jeni të regjistruar në Internet/ Mobile Banking
  8. Instalo antivirus software dhe mbajeni të përditësuar gjatë gjithë kohës. Dështimi për të rinovuar software antivirus është njësoj sikur mos të keni fare antivirus.
  9. Përdorni një firewall për të filtruar trafikun e internetit për hyrjet dhe daljet në kompjuterin tuaj.
  10. Qëndroni vigjilentë për përditësime të sigurisë të ofruara nga prodhuesit e besueshëm të software-ve dhe zbatojini ato në përputhje me udhëzimet e ofruara.
  11. Mos u lidhni në linqe apo çdo faqe që kërkojnë nga ju që ti jepni informacione sensitive personale apo konfidenciale ose ju lejojnë juve për të kryer transaksione bankare. Gjithmonë shkruani në adresën e plotë të faqes që ju dëshironi për të hyrë në shiritin përkatës.
  12. Mos i hapni mesazhet e postës elektronike pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe subjektit. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me origjinën e mesazhit fshini atë menjëherë dhe mos hapni asnje skedar apo dokument të bashkangjitur që mesazhi i postës elektronike mund të përmbajë.
  13. Ju lutem mos bëni asnjë transaksion bankar në kompjuterat e hapura për publikun. Lloje të ndryshme të programeve mundësojnë hakerat për të hyrë në të dhënat tuaja të llogarisë dhe të dhëna personale përmes kompjuterëve të cilat janë të hapura për publikun.
  14. Ju lutem tregoni vemendje që të mos përdorni faqet e internetit të cilat janë të hapura përmes postës elektronike ose platformave të tjera. Mos hyni ne Internet Banking tuaj nëpërmjet ndonjë faqeje tjetër.
  15. Pasi keni hyrë në Internet/ Mobile Banking ju do të informoheni për datën dhe kohën tuaj të fundit të hyrjes në faqen kryesore. Nga ky informacion mund të kontrolloni nëse llogaria juaj është përdorur nga ndonje person tjetër, pas përdorimit juaj e fundit.
  16. Mbani nën vëzhgim llogarinë tuaj. Kontrolloni llogarinë tuaj të paktën çdo dy deri në katër javë. Nëse ju jeni i modës së vjetër dhe pasqyrën e llogarisë e merrni në letër, ju duhet të lexoni ato brenda dy javëve pas ardhjes së tyre.
  17. Mbani pajisjet që ju përdorni për të hyrë në internete bankare të siguruara mirë - siguroni çdo pajisje (tabletë, smartphone, PC, laptop, etj) që përdoret për të hyrë në online banking të jenë të përditësuara nga ana e sigurisë. Kjo përfshin software të sigurimit të tilla si anti-malware dhe firewalls. Mos ju drejtoni ndonjë software piratë. Bllokoni pajisjet tuaja me një fjalkalim, dhe sigurohuni që keni dalë nga faqja nëse keni përfunduar me përdorimin e seksionit online bankar.
  18. Raportoni çdo incident apo ndonjë dyshim pranë bankës – tregojini menjëherë BKT-së në qoftë se ju mendoni se ka diçka të gabuar dhe pastaj ndiqni udhëzimet e tyre.
  19. Në rast se ju përdorni Aplikacionin Mobile Banking:
    1. Aktivizoni kodin e bllokimit të pajisjes tuaj.
    2. Mos i ruani të dhënat tuaja të tilla si PIN (numri personal identifikues), FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) dhe TAN (Numrin e vërtetimit të transaksionit) PAN (Numrin personal të aksesimit) etj në pajisjen tuaj celulare dhe gjithmonë mbulojeni pajisjen kështu që askush nuk mund t’i shohë ato kur ju hyni në aplikacion.
    3. Përdorni vetëm versionin e përditësuar të sistemit të pajisjes tuaj.
    4. Nëse është e mundur, përdorni software të përditësuar të anti viruseve dhe një firewall personal
  20. Pasi keni përfunduar transaksionin tuaj, ju lutem klikoni në butonin dalje të sigurt dhe të mbyllur shfletuesit tuaj të Internetit Banking/ Aplikacionin e Mobile Banking.
  21. Për një përdorim të sigurt të aplikacioneve ju rekomandojmë të mos përdorni aparate rooted/jailbroken, që kanë thyer garancinë e prodhuesit