Çfarë është BKT Smart?
BKT Smart është aplikacion të cilin mund ta shkarkosh në celularin tënd Android (PlayStore) ose iOS (AppStore) dhe me anë të të cilit mund të kontrollosh në çdo kohë të gjitha produktet tuaja që keni në BKT.
Duke përdorur BKT Smart mund të:
- Hapësh një llogari rrjedhëse ose kursimi
- Kontrollosh, hapësh ose mbyllësh depozita
- Transferosh para brenda llogarive tuaja, llogarive të BKT dhe vendit
- Kontrollosh ose paguash kartën e kreditit
- Paguash karta të tjera krediti lëshuar nga BKT
- Paguash fatura të energjisë elektrike, ujit, telefonit, gjoba etj.
- Autorizosh Pagesë Automatike nga llogaritë tuaja, modifikosh dhe mbyllësh ato
- Rimbushësh numrin tend celular të kompanisë Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom etj.
Si të regjistrohem në BKT Smart?
Pasi të shkarkosh aplikacionin BKT Smart, nëse je klient individ dhe nuk je i regjistruar në BKT Dega Internet më pare, ti mund të regjistrohesh në menunë "me Numër klienti" duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
- Vendos "Numrin e klientit" (numri 9 shifror i llogarisë) ose “Numrin personal” (numri personal në kartën tënde të identitetit)
- Fushën e Fjalëkalimit mos e plotëso (lëre bosh)
- Kliko direkt opsionin Regjistrohu
- Vendos të dhënat e kërkuara të njërës prej kartave tuaja në BKT
- Vendos FNP të dërguar automatikisht në numrin tënd të celularit që ke regjistruar në sistemin e BKT
- Krijoi "Fjalëkalimin tënd" nga 6-16 karaktere alfanumeri (shkronja dhe numra)
Çfarë është Numri i klientit/ Numri personal?
Numri i klientit është një numër i cili ju jepet kur hapni një llogari në BKT, është një numër 9-shifror, pjesë e numrit të llogarisë. Numri i klientit përdoret në hapin e parë të proçesit të regjistrimit dhe në proçesin e hyrjes në BKT Smart.
Numri personal është numri që gjendet në kartën tuaj të identitetit i cili fillon dhe mbaron me shkronjë. Ky numër përdoret në vend të numrit të klientit për të kryer regjistrimin ose hyrjen në BKT Smart.
Çfarë është një fjalëkalim?
Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që duhet krijuar gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tuaj. Ai duhet të jetë i gjatë nga 6-16 numra dhe shkronja.
Çfarë është FNP?
FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të regjistrimit dhe hyrjes në BKT Smart. Ky kod do të dërgohet çdo herë në formën e SMS në numrin e telefonit tënd që ke të regjistruar në sistemin e BKT.
Çfarë duhet të bëj nëse harroj numrin e klientit ose fjalëkalimin?
Nëse nuk mban mend numrin e klientit, në vend të tij mund të përdorësh numrin personal të kartës së identitetit, nëse nuk keni as këtë, numrin e klientit mund ta gjesh edhe në ATM e BKT tek numri i llogarisë (numri 9-shifror).
Nëse nuk mban mend fjalëkalimin dhe nuk të është shfaqur mesazhi i bllokimit të përdoruesit, vendos Numrin e klientit ose Numrin personal të kartës tënde të identitetit dhe kliko tek opsioni “S’kujtoj Fjalëkalimin” dhe ndiq hapat për të krijuar një fjalëkalim të ri.
Nëse shfaqet mesazhi “Ky përdorues është bllokuar…..” të lutem të kontaktosh me BKT Contact Center në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288 në mënyrë që të merrni aksesin për të krijuar një fjalëkalim të ri
Çfarë duhet të bëj nëse bllokoj llogarinë time të BKT Smart?
Nëse shfaqet mesazhi “Ky përdorues është bllokuar…..” të lutem të kontaktosh me BKT Contact Center në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288.
Çfarë duhet të bëj nëse nuk marr ndonjë mesazh FNP?
Nëse numri i telefonit celular është i njëjtë me numrin që ke regjistruar në sistemin e BKT, të lutem kontrollo nëse je brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plot. Fshi çdo mesazh të marrë më parë për FNP, gjithashtu bëj një rindezje të aparatit tënd celular.
Nëse numri i telefonit nuk është i regjistruar në sistemin e BKT ose e ke ndryshuar paraqitu pranë degës më të afërt të BKT për ta përdtësuar atë.
Çfarë duhet të bëj nëse humbas celularin?
Duhet të mbyllni kartën SIM sa më shpejtë të jetë e mundur për të shmangur ndonje rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e hyrjes. Të lutem të kontaktosh me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 22 66 288 për të bllokuar llogarinë tënde të BKT Smart.
Çfarë duhet të bëj nëse marr një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk jam përpjekur të hyjë në Degën Internet ose BKT Smart?
Të lutem përpiqu të ndryshosh fjalëkalimin tënd nëpërmjet BKT Smart dhe/ose kontakto me BKT Contact Center në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e llogarisë.
Si mund të ndryshoj të dhënat e mia personale?
Në mënyrë që të ndryshosh adresën tënde të vendbanimit ose email-in personal mund të përdorësh BKT Dega Internet ose BKT Smart.
Në BKT Smart shko në menunë Informacione/ Informacion kontakti/ Informacion Personal dhe shto ose modifiko të dhënat tuaja të kontaktit ose personale.
Në BKT Dega Internet shko në menunë Personalizime/ Informacion kontakti ose Informacion Personal dhe shto ose modifiko të dhënat tuaja të kontaktit ose personale.
Për arsye sigurie numri i celularit, i cili është një hap i rëndësishëm sigurie për aksesimin e shërbimeve online të klientit mund të ndryshohet vetëm duke u paraqitur personalisht pranë degës më të afërt të BKT me një mjet identifikimi.
Cilat janë keshillat për sigurinë e BKT Smart?
Këshillat për sigurinë e BKT Smart mund ti gjeni në detaje tek "Udhëzimet mbi Sigurinë"
A mund të aksesoj BKT Smart nga jashtë Shqipërisë?
Po, mund të aksesosh BKT Smart dhe nga jashtë Shqiperisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njëjtin numër celulari të regjistruar në sistemin e BKT dhe ai të jetë aktiv.
Në çfarë sistemi operimi mund të shkarkoj BKT Smart?
Sistemet e Operimit të telefonave celularë, të cilët suportojnë aplikacionin BKT Smart janë iOS dhe Android.
Në çfarë sistemi operimi mund të shkarkoj BKT Smart?
Sistemet e Operimit të telefonave celularë, të cilët suportojnë aplikacionin BKT Smart janë iOS dhe Android.
Me cfarë sistemi software mund të përdor BKT Smart?
Sistemi i Software-it 4.0 është ai që suporton paketën e plotë të këtij aplikacioni. Në versionet e Software-ve më të ulta se 4.0, BKT nuk mund t’ju garajtojë një shërbim të plotë të aplikacionit.
Kur mund ta përdor BKT Smart?
Ti mund të përdorësh BKT Smart për gjatë të gjithë 24 orëshit.
Kur mund të bëj veprime financiare në BKT Smart?
Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. (Sqarim: Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve të bankës, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë.)
Kur ekzekutohen transaksionet e BKT Smart?
Transaksionet ekzekutohen online. Ti mund t’i kontrollosh ato online duke vizituar menunë Llogaritë rrjedhëse/ Pasqyrat e llogarisë ose Veprimet e Llogarisë. (Sqarim: Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve të bankës, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë.)
Çfarë duhet të bëj nëse nuk mund të kryej një transaksion financiar?
Do të informohesh me një mesazh gabimi specifik për arsyen. Nëse shfaqet një mesazh gabimi i përgjithshëm lutemi të kontaktosh për detaje me BKT Contact Center në numrin e telefonit +355 (0) 4 2 266 288.A ka një menu “Ndihmë”?
Po, ka një menu ndihmë. E gjen në krye të aplikacionit ne ikonën “?”Çfarë duhet të bëj nëse kam ndonjë ankesë ose sugjerim për BKT Smart?
Mund të dërgosh ankesën ose sugjerimin tënd duke plotësuar formularin ankesë/sugjerim në faqen zyrtare në link-un: https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa-forme ose mund të klikoni Kontaktet e cila është e vendosur në krye të faqes në Degën ‘Internet’, për të lënë një mesazh.Gjithashtu ju mund të kontaktoni shërbimin BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 22 66 288 për të raportuar ankesën/sugjerimin tuaj 24 orë në 7 ditë të javës, nëpërmjet email-it në adresën callcenter@bkt.com.al; info@bkt.com.al; në rrjetet sociale të Bankës Kombëtare Tregtare ose mund të na shkruani në numrin tonë WhatsApp +355674000018.