Kredi për shtëpi të subvencionuara nga shteti
BKT ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, marrëveshjen e bazuar në nenin 47 të Ligjit Nr. 22/2018 “Për strehimin social” mbështetur në VKM Nr. 453 datë 03.07.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”.
Objekt i kësaj marrëveshjeje është kreditimi i individëve që do të përfitojnë nga programi i strehimit të përmendur më lart. Listat me emrat e përfituesve dërgohen nga Bashkitë përkatëse në BKT.
Kushtet kryesore të Kreditimit të Projektit te Strehimit:
| Monedha e Kredisë | Lekë | 
|---|---|
| Shuma e Kredisë | <=me shumën e përcaktuar në listën e dërguar nga Institucioni përkatës <=80% të vlerës së banesës objekt kreditimi | 
| Afati Maksimal i Kredisë | 420 muaj ose 35 Vjet (mosha në maturitetin e kredisë për kredimarrësit/bashkëkredimarrësit meshkuj është 67 vjeç dhe për kredimarrësit femra 65 vjeç) | 
| Institucioni dërgues i listës Kategoria përfituese NI e kredimarrësit | -> Bashkia -> Familje të pastrehe -> 3% fiks | 
| Komisioni i Angazhimit | 1% | 
| Ofertë mbi normën e interesit të kredisë | Kredimarrësi i cili do të financohet për një afat mbi 300 muaj dhe që do të shlyejë rregullisht këstet e kredisë, do të jetë përfitues i normës së interesit 0%, për 5 vitet e fundit te maturimit te kredisë, deri në shlyerjen e kredisë. | 
| Lloji i pronës që do të pranohet si kolateral | Apartament, Njësi (dyqan), Truall, Truall dhe Ndërtesë | 
| Mbulimi me kolateral | 100% me Vlerën Imediate të Likuidimit dhe 130% me Vlerën e Tregut tëHapur | 
| Dorezanës të Detyrueshëm | Anëtaret Madhore të Certifikate Familjare të Pëfituesit | 
Afati i përfitimit të kredisë nga ky projekt është përcaktuar 6 muaj nga data e dërgimit të listës për Bashkinë respektive. Nëse brenda 6 muajve të parë Individi/familja nuk ka gjetur banesën, bën kërkesën për shtyrje të afatit të kredisë nëpërmjet portalit qeveritar “e- Albania” për një afat 6 mujor, kërkesë kjo qe i drejtohet Entit Kombëtar të Banesave. Nëse brenda 6 mujorit të dytë klienti nuk ka përfunduar përsëri procedurat për marrjen e kredisë apo nuk ka gjetur ende banesë, individi bën përsëri kërkesë për shtyrje të afatit të kredisë nëpërmjet portalit qeveritar “e- Albania” edhe për një afat 6 mujor. Afati maksimal për kryerjen e procedurave të përfitimit të kredisë është 18 (tetëmbëdhjetë) muaj.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Projektin e Strehimit