Kasetat e Sigurisë

Shërbimi i kasetës së sigurisë është një shërbim bankar përmes të cilit banka vë në dispozicion të klientit një hapësirë të mbyllur, të sigurt dhe të mbrojtur fizikisht brenda ambienteve të saj, e destinuar për ruajtjen e objekteve me vlerë, dokumenteve të rëndësishme ose sendeve të tjera personale, në përputhje me madhësinë e kasetës së zgjedhur. Kaseta e sigurisë jepet në përdorim për një periudhë të caktuar kohore, kundrejt pagesës së një komisioni vjetor, dhe mund të aksesohet vetëm nga mbajtësi i autorizuar i saj, në përputhje me procedurat e sigurisë të miratuara nga banka.
 
Sende të përshtatshme për t’u ruajtur në Kasetat e Sigurisë
  • Dokumente të rëndësishme(certifikata, kontrata, dokumente pronësie, akte noteriale, testament, dokumente identifikimi rezervë)
  • Objekte të çmuara
  • Koleksione të vlefshme (monedha, pulla, artikuj të rrallë koleksionimi)
  • Bizhuteri (ar, gurë të çmuar, aksesorë të vlerës së lartë)
  • Vepra arti në përmasa të vogla
  • Çdo objekt tjetër me vlerë të konsiderueshme që kërkon siguri të shtuar dhe ruajtje të mbrojtur
 
Sende të cilat ndalohet me ligj vendosja e tyre në Kasetën e Sigurisë
  • Parave cash
  • Lëndëve plasëse
  • Lëndëve radioactive
  • Lëndëve helmuese
  • Materiale me erëra të forta
  • Lëndëve që prishen apo dëmtohen pasi kërkojnë kushte të veçanta ruajtje,
  • Lëndëve të djegshme dhe të lëngshme acidi
  • Armë zjarri
  • Substanca të konsideruara si të paligjshme
  • Si dhe materialeve të tjera që mund të shkaktojnë dëmtime në kasetën e sigurimit 
 
Kushtet Financiare të Shërbimit
Kasetat e Sigurisë ofrohen në disa përmasa, në mënyrë që klientët të zgjedhin atë që përshtatet më mirë me nevojat e tyre. BKT ofron këtë shërbim me komisione konkurruese në treg. Për aksesimin e shërbimit, klienti duhet të ketë një llogari rrjedhëse aktive pranë BKT-së. Nëse klienti nuk disponon një llogari të tillë, është e nevojshme hapja e një llogarie të re rrjedhëse në degë. Përveç komisionit vjetor të përdorimit të kasetës së sigurisë, klienti duhet të mbajë të depozituar në Bankë edhe një shumë garancie, e cila ndryshon sipas përmasës së kasetës së zgjedhur.

 
Dimensionet e kasetave të sigurisë
 (cm)
Komisioni Vjetor* (TVSH e përfshirë) Garancia** Komisioni I hapjes me force
Masa 1(A) 6.5*12.5*40 100 EUR 100 EUR 170 EUR
Masa 2(B) 13*12.5*40 160 EUR 160 EUR 170 EUR
Masa 3(C) 6.5*25*40 180 EUR 180 EUR 170 EUR
Masa 4(D) 13*25*40 300 EUR 300 EUR 170 EUR
 
*Komisioni Vjetor është i parapagueshëm dhe i papjestueshëm.
** Garancia do të qëndrojë e bllokuar nga Banka për sa kohë Klienti do të përdor shërbimin dhe kthehet në vlerën e plotë kur Klienti mbyll shërbimin.
 
Pagesa e Shërbimit të Kasetave të Sigurisë
Pagesa për përdorimin e shërbimit të kasetave të sigurisë kryhet në avancë për një periudhë 1‑vjeçare. Shërbimi rinovohet automatikisht, me kusht që në datën e përfundimit të Kontratës të keni gjendje të mjaftueshme në llogarinë tuaj.
Në rast se në momentin e rinovimit llogaria nuk ka fonde të mjaftueshme, BKT rezervon të drejtën të debitojë komisionin sapo llogaria të paraqesë gjendje pozitive.
 
Aksesimi i Kasetës
Kaseta e sigurisë mund të aksesohet në çdo kohë brenda orarit zyrtar të punës në Bankë, pa paguar komision. Kaseta aksesohet nëpërmjet 2 (dy) çelësave: çelësi UNIK i Klientit dhe çelësi UNIVERSAL i Bankës. Vetëm të dy çelësat së bashku mund të hapin kasetën e sigurisë. Ju mund të veproni me sendet tuaja në një dhomë konfidenciale, totalisht në privatësi të plotë.
 
Avantazhet e Shërbimit
  • Siguri
  • Cilësi
  • Besim
  • Privatësi
  • Edukimi për ruajtjen e sendeve me vlerë në Bankë
  • Mbrojta nga ngjarjet të cilat paraqesin risk