Pyetjet më të shpeshta

A ofron BKT mundësi për të ruajtur sendet me vlerë?

Banka Kombëtare Tregtare ofron kasetat e sigurisë në dimensione të ndryshme për t’u përshtatur me kërkesat tuaja. Ato janë të vendosura në një ambient të sigurt të Bankës për të ruajtur sa më mirë sendet tuaja me vlerë. Komisioni vjetor është i parapagueshëm dhe i papjestueshëm. Garancia do të qëndrojë e bllokuar nga Banka për sa kohë Klienti do të përdor shërbimin dhe kthehet në vlerën e plotë kur Klienti mbyll shërbimin.