Aktivitete Promocionale 2019

Llotaria e Shërbimeve Bankare për Individ

Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 4885/3, dt. 26/12/2018, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me një promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare të ofruar nga BKT për klientët e saj.

Gjate vitit 2019 loja promocionale do të ofrojë çmimet e mëposhtme:

  1. Çmimi “Iphone X” për klientët përdorues të aplikacionit BKT Smart- 3 fitues gjatë 2019.
  2. Çmimi “Orë Smart” për rimbushjet të numrit të celularit Albtelecom të kryera nëpërmjet kanaleve On line:
    • Mobile Banking
    • Dega Internet
    • ATM
    3 fitues gjatë 2019.
  3. Çmimi 3,000 Lekë cash në llogarinë e kursimit, për ekzekutim të Transfertave Ndërkombëtare të kryera nëpërmjet kanalit Dega Internet - 9 fitues gjatë 2019.
  4. Çmimi 12.500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv për klientët pagamarrës (ekzistues dhe të rinj) - 3 fitues gjatë 2019.
  5. Çmimi për kthimin e vlerës të shumës deri në 10,000 Lekë të pagesave automatike të faturave mujore, për klientët individ, të hapura gjatë vitit 2019 – 3 fitues gjatë 2019.
  6. Çmimi “Syze Virtuale” për kryerjen e rimbushjeve të celularëve (të të gjithë operatorëve) dhe pagesa për TV - 3 fitues gjatë 2019.
  7. Çmimi Tablet për klientët pjesë e paketave:
    • Deposit Pack
    • Easy Pack
    • Activ Pack
    3 fitues gjatë 2019.
  8. Çmimi “Abonim falas për ALB TV për 1 Vit” për pagesë automatike të faturës mujore për Albtelecom, për kontratat e klientëve individ të hapura gjatë vitit 2019 - 3 fitues gjatë 2019.

Kohëzgjatja e Lojës:

Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Janar 2019 deri më 31 Dhjetor 2019.

Shpërblimet e fituesve:

Në rast se një biletë shpallet fituese, kontrollohet cili veprim/klient e ka gjeneruar dhe bëhet identifikimi i tij.

Klienti do të kontaktohet nëpërmjet numrit të telefonit të Call Center +355 4 22 66 288 për tu njoftuar për çmimin dhe për të vazhduar më tej. Në disa raste klientit do ti kërkohet të paraqitet në Zyrat Qendrore të BKT për të tërhequr dhuratën e fituar.

Për çmimet e klientëve pagamarrës, për ekzekutim të Transfertave Ndërkombetare, kthimin e shumës së Pagesave të Faturave Automatike, vlera do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit.

Lista e fituesve do të publikohet në faqen zyrtare të BKT-së.

Fituesit duhet të tërheqin çmimet e tyre me një mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, pjesëmarrësit do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.

Te gjitha shumat e fituara nga llotaria janë subjekt i tatim në burim.

Të Përgjithshme

Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.

Fituesit e aparateve telefon, tablet, orë smart, syze virtuale dhe abonim falas për ALB TV për 1 vit, do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim nëse e kanë fituar njëherë këtë çmim brenda vitit 2019.