Abonim falas për ALBtv

Abonim falas për ALBtv për 1 Vit

Çmimi “Abonim falas për ALBtv për 1 Vit” - për pagës Automatike të Faturës mujore për Albtelecom, për kontratat e klientëve individ të hapura gjatë vitit 2019.

Klienti që do të shpallet fitues do të përfitojë “Abonim falas për ALB TV për periudhën 1 vit”.

Çdo ekzekutim mujor i kontratës të pageses automatike të faturës për Albtelecom, të hapura brenda vitit 2019 do të klasifikohet si "një biletë" pjesëmarrje në llotari.

Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës së përcaktuar për hedhjen e llotarisë (sipas datave të përcaktuara), dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo llotari të hedhur.

Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës respektivisht: Prill 2019, Gusht 2019 dhe Dhjetor 2019.

Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.

* Fituesit e “Abonim falas për ALBtv për 1 Vit”  do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet llotaria promocionale).