Aktivitete Promocionale 2017

Llotaria e Shërbimeve Bankare për Individ

Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 587/1, dt. 27/12/2016, Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me një promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare te ofruar nga BKT per klientet e saj.

Loja do të organizohet në formën e një llotarie ku do të jepen çmimet e meposhtme:

  1. 1 aparat iPhone
  2. 1 TABLET
  3. Kreditimin e komisionit të gjeneruar për transfertat ndërkombëtare të kryera nga internet banking (max 1.500Lekë)
  4. Një televizor Smart TV +IPTV abonim 6-mujor
  5. Kthimin e vlerës të shumës së faturës të Debitimit Direkt (max deri 30.00 lekë)

Kohëzgjatja e Lojës:

Llotaria hyn ne fuqi nga data 1 Janar 2017 deri më 31 Dhjetor 2017.

Shpërblimet e fituesve:

Në rast se një biletë shpallet fituese, kontrollohet cili veprim/klient e ka gjeneruar dhe bëhet identifikimi i tij.

Klienti do të kontaktohet nëpermjet numrit të telefonit të Call Center +355 4 22 66 288 për tu njoftuar për çmimin dhe do ti kërkohet të paraqitet në Zyrat Qendrore të BKT për të tërhequr dhuratën e fituar.

Në rastin e cmimit per kreditimin e komisionit te gjeneruar per transfertat nderkombetare si dhe kthimin e shumes se debitimit Direkt vlera do të kreditohet në llogarinë e klientit.

Lista e fituesve shpallet cdo muaj në faqen zyrtare të BKT-së

Fituesit duhet të vijnë për të tërhequr çmimet e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së në Bulevardin Zhan D’Ark, Tiranë, me një mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, pjesëmarrësit do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.

Të përgjithshme

Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi  për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.

Fituesit e Aparateve (telefon ose tablet) do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim nese e kanë fituar njëherë këtë çmim.